Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, merkato nuk mbyllet me Sanchez: Marotta po ben gati surprizen e madhe per ne fund te merkatos!

Inter, merkato nuk mbyllet me Sanchez: Marotta po ben gati surprizen e madhe per ne fund te merkatos!
Inter Club Staff

Ne pritje qe te percaktohet ende marreveshja per Alexis Sanchez me Manchester United. 

Ne keto momente qe po flasim, thjesht po pritet nje dakordesi mbi rrogen dhe menyren e pageses por Interi po mendon qe tani per goditjet pas ardhjes se Sanchez.

Sipas Corriere della Sera, Interi po vlereson me kujdes dy apo tre operacione (jane dy, mund te behen tre nese largohet Icardi).

CESHTJA ICARDI – Klubi zikalter po mendon qe te futet ne gare per Llorente edhe pse lojtari kerkohet nga United dhe Napoli.

Nderkohe Icardi nha ana e tij vazhdon ti dergoje mesazhe klubit duke i thene se e ardhmja e tij eshte ne Milano dhe nuk deshiron te largohet. Nje sinjal per kete eshte shtepia e tij e re ngjitur me seline e re te Interit.

“Me sa duket, Icardi ka kerkuar zyrtarisht qe te kete nje numer dhe ka kerkuar numrin 7 (qe ishte rezervuar per Sanchez.”

“Nje ceshtje? Marotta mendon se eshte provokim, por pak i intereson, sepse fundja eshte thjesht nje numer bluze. Ne kete moment e rendesishme eshte qe Icardi po refuzon Napolin dhe pret Juventusin. Por qellimet e Icardit jane shume te paqarta.”

“Mundesite qe Icardi te qendroje ne kete moment jane me te larta se sa per nje largim. Por nese Maurito do te ndryshoje mendim, atehere nga Napoli mund te vije Milik ne operacionin per te dhe pse jo, nese Napoli paguan vetem Cash, atehere mund te vije Llorente.

GODITJET E TJERA QE PO MENDON MAROTTA – Nderkohe ne keto momente qe po flasim, Biraghi eshte ne pritje te kalimit nga Fiorentina tek Interi. Kjo gje do te ndodhe sapo Dalbert Henrique te kaloje tek Nice.

Sipas Corriere dello Sport, Marotta ka vene ne kornise kerkesen e fundit qe Antonio Conte i ka bere atij: nje mesfushor muskular dhe nese eshte e mundur shume centimetra.”

“Duhet dikush qe te dominoje mesfushen. Mund te jete pikerisht ai surpriza e fundit te merkatos. Kjo kerkese te con tek nje emer: Savic Milinkovic Savic.

ALTERNATIVA – Por, merkato e mesfushes se Interit, nuk eshte ende tek faza ku mund te flitet per nje emer te vecante. Gjithesesi, alternativa e pare nese Savic Milinkovic Savic eshte lojtari i Barcelones, Arturo Vidal.

Beppe Marotta nuk do e lere Antonio Conten pa nje blerje tjeter ne mesfushe, kjo eshte e sigurt. Kjo edhe per faktin se pritet te largohet Joao Mario.

Ai pritet qe te shkoje ne France tek Monaco, por edhe shume skuadra te tjera e kane kerkuar portugezin. Interi kerkon ta shese menjehere por me te gjitha gjasat, edhe ai do te huazohet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.