Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter merr nje mesazh te qarte per lojtarin e shume kerkuar ne merkato: “Nuk eshte ne shitje per asnje cmim”.

Inter merr nje mesazh te qarte per lojtarin e shume kerkuar ne merkato: “Nuk eshte ne shitje per asnje cmim”.
Inter Club Staff

Me sa duket, te pakten per momentin, Inter duhet te heqe dore nga nje lojtar qe ne ditet e fundit e ka kerkuar me force.

Te pakten keshtu kane shkruar mediat italiane, te cilat e kane lidhur fort emrin e Giorgio Scalvini me Interin.

Lojtari pelqehet shume nga Marotta per dy arsye: eshte italian dhe eshte i ri. E normalisht, mbi te gjitha eshte shume i talentuar.

Por Inter nuk ka qene skuadra e vetme qe ka kerkuar informacione per te: edhe Juventusi ne ditet e kaluara ka dashur te flase me Atalanten.

Pergjigja e Atalantes? Ka qene e qarte: lojtari nuk eshte ne merkato dhe per momentin nuk e ka nje cmim te vendosur.

Cfare do te thote kjo? Qe klubet ose duhet te bejne nje oferte teper te larte, shume te shtrenjte, ose negociata nuk do te kete fare.

Strategjia e Percasi me sa duket eshte e qarte: ne vere do te tentoje te shese lojtare me moshe te larte, si puna e Duvan Zapata dhe Luis Muriel, apo edhe te tjere si Hateboer, Joakim Mæhle, dhe te mos preke boshtin e lojtareve te rinj dhe te talentuar.

Per Scalvinin per momentin nuk behet asgje dhe per kete eshte lajmeruar edhe Inter. Edhe pse mardheniet e Atalantes jane te shkelqyara, Marotta dhe Ausilio kane marre nje mesazh te qarte: “Faleminderit per interesimin, por Scalvini nuk eshte as ne shitje, as nuk e ka nje cmim ne kete moment”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.