Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 25, 2022

Scroll to top

Top

1,647 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, merret vendimi perfundimtar: “Pas Sanchez dhe Pinamonti, edhe nje tjeter lojtar del jashte projektit.”

Inter, merret vendimi perfundimtar: “Pas Sanchez dhe Pinamonti, edhe nje tjeter lojtar del jashte projektit.”
Inter Club Staff

Me sa duket jo vetem Pinamonti dhe Alexis Sanchez, por lista e largimeve qe duhet te beje Inter eshte rritur akoma edhe me shume.

Edhe pse gjate kesaj vere ai ka pasur disa mundesi per te luajtur ne miqesore, duket se e ardhmja e tij eshte larg Milanos.

Per kete flet diten e sotme La Gazzetta dello Sport, e cila shkruan se tashme Valentino Lazaro mund te konsiderohet si nje ish-lojtar i Interit.

“Edhe pse ai luajti si titullar ne ndeshjen ndaj Lens, fati i tij eshte shume larg Milanos me nje vendim te fundit te marre nga drejtuesit”.

“Ai nuk ka vend ne skuader as si zevendes, por as si titullar: Inter eshte e kompletuar nga krahet ne kete moment.”

“Vullneti i drejtuesve eshte qe lojtari te shitet perfundimisht, por duket se me kalimin e diteve, po merr me shume jete mundesia e nje largimi tjeter ne huazim”.

“Per momentin ofertat kane munguar dhe kjo e ben gjithcka te veshtire, por agjenti i tij eshte futur menjehere ne pune per te gjetur nje sistemim”.

“Lazaro ka qene nje nga kerkesat e para te Antonio Contes por asnjehere nuk ka bere ndonje hap te rendesishem ne Milano dhe eshte huazuar disa here rresht”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.