Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,162 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, mes udhetimit ne Argjentine te Ausilio dhe idese Darder: detajet

Bujar Berishaj

Ne stand-by, gati qe te ndizet. Keshtu eshte merkato e Interit, Ausilio punon dhe po leviz ne me shume fronte. Ne oret e fundit ka fluturuar ne Argjentine, kur eshte luajtur Superklasikja ne Kupen Libertadores, Boca-River.

Rasti per te vezhguar nga afer disa lojtar interesant dhe duke mbajtur raportet, duke zhvilluar kontaktet e para. Ne shenjestren e Inter jane tre talente te River Plate, Ausilio ka theksuar: jane Driussi, Mammana e Kranevitter, te gjithe titullar kunder Bocas.

Emanuel Mammana dhe Sebastian Diussi jane te lindur ne vitin 1996 dhe jane ne mesin e te rinjeve me premtues argjentinas: tashme ne skuadren e pare dhe ne te gjitha moshat e reja te kombetares (tani ne U-20). Driussi eshte nje sulmues i dyte me shume talent, qe mund te bej edhe sulmuesin e krahut: ka teknike dhe gjuajtje, ka shenuar tre gola kete vit. Mammana eshte nje mbrojtes me personalitet dhe i mire me kembet, i lindur si mbrojtes qendror por mund te luaj edhe ne te djathte.

Matias Kranevitter ndiqet prej kohesh, ne krahasim me Driussi dhe Mammana tashme eshte gati per te qene titullar ne Serie A: eshte nje lojtar i klasit ’93 dhe shtylle e mesfushes se River. Asnje tratative me klubin e River Plate, por rasti per t’i studiuar nga afer dhe per te hetuar terrenin. Ashtu sic ka bere Inter rreth nje muaj me pare per Sergi Darder.

Nje oferte prej 10,5 milioneve dhe nje ok maksimal nga ana e lojtarit. Por pastaj Inter ka marr kohe, duhet te vleresoj imre cdo operacion per FPF dhe mesfushori spanjoll, i klasit ;93 mbetet ne stand-by. Zikalterit duhet te bejne te gjitha vleresimet, duhet te ballafaqohen me stafin teknik dhe menaxherial per te bere zgjedhjet e duhura, edhe ekonomikisht. Tani Inter pret fundin e kampionatit edhe pse konkurrenca per Darder rritet. Pas mesfushorit te Malagas jane edhe Roma, Porto, Atletico Madrid, Valencia dhe Newcastle.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.