Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Milan, 15/04/95 – Seno-Jonk-Berti, shume mire e para.

Inter-Milan, 15/04/95 – Seno-Jonk-Berti, shume mire e para.
Ardis
  • On 23/11/2013, 16:32

Sot do prezantojme derbyn e pare te epokes ‘Moratti’, nje ndeshje ku zikaltrit ka qene protagoniste te nje fitoreje te vertete dhe triumfale, me nje rezultat te padiskutueshem: 3-1 per futbollistet e Ottavio Bianchi.

EPISODI DYTE
Serie A 1994-1995, java 27: Milano, stadiumi ‘Giuseppe Meazza’.
INTER-MILAN 3-1

Derby numer 165 qe u luajt te shtunen, 15 prill 1995, e para ndeshje e Madonines per Massimo Moratti. Derby i pare dhe gezimi i pare i madh, fale nje ndeshje super nga ana e skuadres se teknikut Ottavio Bianchi. Sezoni me pas nuk ecen sipas pritshmerive.

Gjithsesi, Interi u prezantua ne kete ndeshje si jofavorite, duke pare qe Milani i drejtuar nga tekniku Capello, ne letra ishte me e forte (Maldini, Boban, Savićević, Costacurta, Donadoni…) por fusha nuk eshte i te njejtit mendim.

Mbrojtja kuqezi zbulohet shume e pavemendshme, dhe sulmi interist nuk fal: padronet e shtepise ne avantazh me Andrea Seno ne fund te pjeses se pare (minuta 43). 1-0 dhe skuadrat ne dhomat e zhveshjeve. Ne pjesen e dyte rezultati mbetet i pandryshuar deri ne minuten e 69, kur Wim Jonk arrin te dyfishoje shifrat e rezultatit ne 2-0 dhe populli zikalter ne ekstazi.

Pak frike e krijon Giovanni Stroppa qe e rihap ndeshjen ne minuten e 85, por golit te mesfushorit i bie rendesia sepse 2 minuta me vone Sebastiano Rossi ben nje autogol. Triplete e dekretuar pavaresisht autogolit sa per statistika, sepse merita ishte e gjitha e Nicola Berti-t, autor i nje gjuajtje ne fluturim qe ka hyre ne historine e derby-t te Milano-s: topi qe perplaset me traversen dhe prek rrjeten pasi u perplas me kurrizin e portierit.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Pagliuca, Bergomi, Paganin, Seno (67′ Conte), Festa, Bia, Bianchi (78′ Sosa), Jonk, Delvecchio, Begkamp, Berti
Pankina: Mondini Orlandini Dell’Anno
Trajneri: Ottavio Bianchi

MILAN: Rossi, Maldini, Panucci, Albertini, Galli, Costacurta (75′ Stroppa), Eranio, Donadoni, Boban, Savicevic, Lentini (58′ Massaro)
Pankina: Colombo Tassotti Sordo
Trajneri: Fabio Capello

Arbiter: Pier Luigi Pairetto

Golashenuesit: Seno (43′) Jonk (69′) Stroppa (85′) Rossi (A 87′)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.