Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,260 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter & Milan All Stars – Ja formacioni me i mire i dy skuadrave te Milanos te nderthurura bashke!

Inter & Milan All Stars – Ja formacioni me i mire i dy skuadrave te Milanos te nderthurura bashke!
Inter Club Staff

Cfare skuadre do te dilte nese do te miksonim Interin dhe Milanin ne prag te ketij derby dhe do te ndertonim nje skuader me lojtaret me te mire te skuadrave respektive?

Mbase kjo eshte nje pyetje qe ha diskutim nese ai qe do te pergjigjej do te ishte nje tifoz i njeres nga skuadrave te Milanos, por nese hapim statistikat e ketij sezoni dhe krahasojme performancen dhe ‘background’-in e lojtareve, mbase nje formacion me me te miret e skuadrave nuk eshte kaq e veshtire te ndertohet.

Le ta fillojme nga porta duke kaluar me pas tek mbrojtja, mesfusha dhe sulmi.

FORMACIONI – 4-4-2.

PORTIERHandanovic! Le ta pranojme, slloveni eshte nje nivel tjeter ne krahasim me Donnarumen, por ky i fundit eshte teper i ri dhe ka nje marzh permiresimi teper te larte e qe do te thote qe ne nje te ardhme jo te larget, mund te behet edhe me i miri ne bote, por per momentin, Handanovic kete sezon ka treguar se eshte nje siguri ne porte.

MBROJTES I DJATHTE – Cancelo! Portugezi ka treguar shume gjera te medha qe kur ka zene formacionin titullar tek Interi. Eshte nje pozicion ku ai fiton lehte ndaj kundershtareve kuqezinj.

MBROJTES QENDRESkriniar & Bonucci! Milan… Skriniar, per momentin, ne mos me i miri ne Serie A, eshte nje nder tre me te miret prandaj nuk ka se si te mos jete pjese e formacionit All Stars te Derby della Madoninna. Bonucci mbase nuk ka qene ne lartesine e duhur, dhe dyshimi qendron ndermjet tij dhe Romagnolit, por kapiteni i Milanit per shkak te eksperiences e meriton nje vend titullari ne kete formacion.

MBROJTES I MAJTE – Rodriguez! Le te themi te verteten, kushdo qe do luante tek Milani ne kete pozicion do e fitonte vendin ne kete formacion. Te gjithe mbrojtesat e krahut te majte tek Interi gjate gjithe sezonit kane qene nje tmerr i vertete. Nuk ka shume histori ne kete perzgjedhje.

MESFUSHOR I DJATHTE – Suso! Spanjolli e fiton kete gare ndaj Candreves dhe Karamoh. Ndaj Candreves sepse ka qene nje faktor me i madh per skuadren e tij se italiani dhe ndaj Karamoh sepse francezi ka luajtur shume pak.

MESFUSHOR QENDRERafinha & Bonaventura! Le ta pranojme, braziliani i ardhur nga Barcelona eshte i nje niveli totalisht tjeter ne krahasim me shoket e skuadres apo me kundershtaret nga ana tjeter e Milanos. Me permiresimin e gjendjes se tij fizike do te jete i pandalshem. Ndersa Jack Bonaventura duket se eshte nje nga celesat e mesfushes se Milanit te Gattusos. Nje miks qe eshte i pranueshem ne qendren e mesfushes!

MESFUSHOR I MAJTE – Perisic! Nese do te llogarisnim formen e koheve te fundit, mbase Perisic nuk duhet te ishte i perzgjedhuri por kroati ka qene nje nga faktoret me te rendesishem te Interit ne pjesen e pare te sezonit e nese Interi ndodhet ne kete pozicion ne klasifikim si tani ai eshte nje prej motiveve. Calhanoglu ka luatjur mire, por Perisic e meriton me shume.

SULMUES QENDREIcardi dhe Cutrone! Nje nga arsyet qe zgjodhem nje formacion 4-4-2 me dy mesfushore krahu dhe dy sulmues qendre ishte pikerisht Cutrone. Ndaj Icardit nuk do te ishte gare sepse tashme kapiteni zikalter eshte sulmuesi me i mire i zones ne Itali dhe deri para pak ditesh ishte ne krye te klasifikimit te Kepuces se Arte ne Europe, por edhe talenti i ri i Milanit, per ato gola te rendesishem qe ka shenuar per skuadren e tij e meritonte. Jemi te sigurt qe shume do te ndajne kete zgjedhje me ne!

TRANJER: Ne pjese ne pare te ndeshjes Spalletti per ate qe tregoi me Interin ne fazen e pare dhe ne pjesen e dyte Gattusso per ate qe po ben me Milanin qe prej momentit qe e ka mare ne dorezim!

Ky eshte dhe formacioni i plote e Inter & Milan ALL STARS:

4-4-2: Handanovic, Cancelo, Skriniar, Bonucci, Rodriguez, Suso, Rafinha, Bonaventura, Perisic, Icardi, Cutrone.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.