Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 5, 2020

Scroll to top

Top

267 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Milan edhe ne merkato? Derby per Arturo Vidal: ja cfare pritet te ndodhe!

Inter-Milan edhe ne merkato? Derby per Arturo Vidal: ja cfare pritet te ndodhe!
Inter Club Staff

Inter dhe Milan do te ndeshen me njera-tjetren per Arturo Vidal ne vere. Kiliani ka nje kontrate ne skadence ne 2019 dhe Bayern nuk duket te kete si qellim rinovimin e kontrates se tij. Ai, nder te tjera, do te kthehej me qef ne Itali. 

“Arturo Vidal ka nje kontrate teper te rendesishme, rreth 6 milione euro ne sezon, por qe eshte e pranueshme per dy milanezet (Bonucci nga njera ane perfiton 8 milione euro ne sezon e nga ana tjeter Icardi – shume shpejt prite te rinovoje – me nje kontrate te re prej 8 milione eurosh).”

“Per sa i perket kostove te kartonit pritet te jene jo shume te larta duke qene se kiliani i peshon Bayernit 10 milione euro ne bilanc dhe ata do te rrezikonin ta humbisnin me 0 vetem nje vit me pas”, ben me dije Tuttosport.

Me sa duket, kane filluar raportet e para ndermjet perfaqesuesit te lojtarit dhe klubeve milaneze.

“Ausilio dhe Mirabelli jane vene ne levizje per te vleresuar parametrat ekonomik per kete operacion. Nje vere me pare, Interi ka qene shume afer Vidal, por gjithcka u bllokua nga ndalimi i fondeve kineze nga qeveria e ketyre te fundit. Ne ate kohe Vidal ishte shume prane lamtumires nga Bayern dhe nje hap larg Interit.”

“Pasi ka vene duart mbi Asamoah, De Vrij dhe Bernard, Interi mund te filloje shume shpejt sulmin e saj per Arturo Vidal.”, e mbyll e perditshmja Torineze.

Me sa duket, do te kemi nje derby edhe ne merkaton e kesaj vere, pervec se te dielen ku zikalterit do te perballen me kuqezinjte ne Meazza ne ndeshjen e shumepritur derby.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.