Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

717 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Milan, klubi zikalter paralajmeron nje koreografi gjigande ne prag te derbit: ja detajet

Inter-Milan, klubi zikalter paralajmeron nje koreografi gjigande ne prag te derbit: ja detajet
Inter Club Staff

Duhet te kthehemi shume prapa ne kohe qe te shohim nje pritshmeri kaq te madhe per nje derbi. 

Nga njera ane eshte Interi, e mbushur me entuziazem dhe me vetebesim pas gjashte fitoreve ndermjet Serie A dhe Champions League (ku zikalterit kane 6 pike te plota).

Ndersa nga ana tjeter eshte Milani e cila ka pasur jo pak turbulenca gjate rruges, por ka treguar se eshte nje skuader e mire deri me tani dhe ka arritur qe te beje mjaftueshem pike.

Sot jemi vetem 3 dite larg dhe per te gjithe (sidomos per tifozet) duket se ka filluar numerimi mbrapsht per derbin numer 169 te Serie A.

E diela, ora 20:30, stadiumi “Giuseppe Meazza” do te jete teatri i nje sfide spektakolare qe do te paralizoje per 90 minuta nje qytet te tere dhe do te mbaje parpara televizionit me miliona tifoze rreth e rrotull botes.

Image may contain: text

Por per kete ndeshje speciale, Interi ka bere me dije se ka rezervuar nje koreografi speciale. Ja cfare ka shkruar klubi zikalter ne faqen e saj zyrtare:

“MILANO – Sapo kemi hyre ne klimen e Derbit te Milanos. Ka filluar edhe numerimi mbrapsht. Per ti dhene mbeshtetjen e duhur djemve te Luciano Spallettit do te duhet nje San Siro me ngjyra zikalter:

Tifozet e Interit qe do te jene prezent ne stadium do te jene protagoniste te nje koreografie speciale e cila do te perbehet nga mijera flamuj zikalter te cilat jane gati per tu valvitur ne qiellin e Milanos perpara ndeshjes. Hapja e dyerve te stadiumit kesaj radhe do te behet qe ne oren 17:30. Keshillohet qe stadiumi te arrihet qe me pare per te evituar radhet e gjata. Nderkohe, lart flamujt tane, le te ngjyrosim stadiumin “Meazza” zikalter! Forza Inter!”

Kjo ka qene komunikata e Interit qe ka karikuar jo pak tifozet zikalter!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.