Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

441 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter – Milan, nje Meazza e tej-pasur: rekord te ardhurash…

Inter – Milan, nje Meazza e tej-pasur: rekord te ardhurash…
Ardis
  • On 21/10/2018, 11:45

“78.000 tifoze per kete derby, te ardhurat me te larta per nje derby, koreografi madheshtore, por jo vetem ne sektorin e Curva Nord. 196 TV te lidhura per te pare ndeshjen. Derby nr. 169 ne Serie A, tashme ka ritmin e nje filmi te suksesshem. Megjithate Meazza do te jete edhe njehere ne qender te vemendjes”.

Vitin e kaluar te dyja ndeshjet midis Milan-it dhe Inter-it kane zene vendin e pare te ndeshjeve te Serie A me më shume publik, edhe kesaj rradhe kryqezimi kuqezikalter do te jete serish ne vendin e pare: “stadiumi i tejmbushur, ndeshja me e ndjekur ne kete sezon dhe mbi te gjitha te ardhura qe i kalojne 5 milione €, rekord per nje derby”.

Keshtu hapet artikulli i Gazzetta dello Sport ne prag te derbyt ne mbremje, e gatshme te rregjistroje ndeshjen me më shume tifoze.

TE FTUARIT NE MEAZZA“Ne tribune nuk do te jete padroni Zhang Jindong per Inter-in, por do te jete prezent i biri Steven Zhang, kandidati i nominuar per president qe te enjten keshilli i anetareve zikalter do te nominoje, numrin 1 te klubit ne rrugen Vittorio Emanuele”, specifikon gazeta.

“Do te mungoje edhe Gordon Singer, i biri dhe trashegimtari i Paul, pronari i ri i Milan-it. Shume te ftuar, por, edhe VIP: duke filluar qe nga Mancini dhe Oriali, nga Galliani dhe Salvini e deri tek Cairo, me pas presidenti i Lega-s Micciche dhe te tjere nga bota e sportit si Magnini, Detti, Moser deri tek kengetari Rovazzi dhe drejtuesi i emisioneve Amadeus”.

“Nuk do te mungojne edhe shume ish nga bota zikalter, do te jene ne tribune Julio Cesar, Samuel, Burdisso, Suazo, Ferri, Suarez, Berti e Boninsegna dhe per te mbaruar me Zamoranon”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.