Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 19, 2021

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Milan, tension shume i larte: ‘Lufte e ftohte’ ndermjet dy skuadrave te Milanos

Inter-Milan, tension shume i larte: ‘Lufte e ftohte’ ndermjet dy skuadrave te Milanos
Inter Club Staff

“Me shume se nje mur, Milanin dhe Interin ne kete moment duket sikur i ndan nje det i tere.”

Keshtu shkruajne mediat italiane keto dite ne Itali per sa i perket mardhenieve te dy klubeve te Milanos.

“Asnjehere nuk kishte ndodhur kur ne San Siro mbreteronin Silvio Berlusconi dhe Massimo Moratti qe dy klubet te kishin pasur kaq tension te hapur ne ajer ndermjet njera-tjetres.

‘Sherri’ i fundit ka qene per daten e rekuperimit te derbit: Milani – sipas asaj qe deklaroi zyrtarisht, donte qe te ndihmonte tifozet qe kishin blere bileta – kerkonte qe te luhej ne nje dite festash zyrtare: me 25 prill ose 1 maj.

Ndersa Interi, e mbeshtetur nga shume klube ne Serie A, nuk ka panuar asnje propozim te Milanit per daten sepse thjesht donte qe te respektohej rregullorja dhe keshtu Federata vendosi daten 04 prill per kete ndeshje ora 18:30.

Ne Milano flitet se kjo kerkese e Milanit ka pasur disa motive dashakeqe kunder Interit: ne pamje te pare duket si nje kerkese per te ndihmuar tifozet, por Milani ka dashur te mos luaje dy ndeshje rresht ndaj Juventusit dhe Interit, sepse sipas kalendari tani qe u vendos data 04 prill, i bie pikerisht keshtu.

Klubi i dyte i Milano ka dashur ne nje fare menyre t’ja ‘hedhe’ drejtuesve te Interit duke i propozuar daten 25 prill, nje date 3 dite perpara ndeshjes Inter-Juventus dhe daten 01 Maj, 2-3 dite pas ndeshjes Inter-Juventus.

Me pak fjale, tek klubi kuqezi kane tentuar qe te shesin nje histori te bukur me tifoze per ti ofruar Interit nje kalendar shume me te veshtire, por qe natyrisht drejtuesit zikalter nuk e kane pranuar absolutisht duke mos i mohuar asnje te drejte por duke respektuar totalisht rregulloren e Federates Italiane.

Por kjo zgjedhje e Milanit ka provokuar reagime te renda nga drejtuesit e Milanit qe jane shprehur publikisht “te zhgenjyer nga Interi”, por problemin me te madh tashme e kane me tifozet e tyre qe as nuk i kane ofruar rimbursim per parate e humbura me biletat e blera.

Image result for Fassone milan

Por, ky nuk eshte i vetmi problem i hapur ndermjet dy klubeve keto kohe. 

Interit nuk i kane pelqyer aspak “peshkimet” e drejtuesve te Interit nga ana a klubit te Milanit, duke i ofruar pozicione me te mira si rasti i Mirabellit. Por problem tjeter eshte edhe ceshtja e stadiumit ku Milani me shume pikepyetje per te ardhmen financiare te saj, nuk e ka vendosur ende se cfare do te beje me stadiumin.

Por ne fund te mos harrojme edhe injorimin e perhershem qe familja Zhang i ka bere Yonghong Li sa here ka pasur mundesi ku kujtojme injorimin total ne tribunat e Meazzes ne ndeshjen e kaluar Inter-Milan.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.