Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Mourinho kujton koherat e vjetra: “Pas nje fitore ndaj Catanias nuk isha i lumtur, por Moratti me ndal dhe me thote…”

Inter, Mourinho kujton koherat e vjetra: “Pas nje fitore ndaj Catanias nuk isha i lumtur, por Moratti me ndal dhe me thote…”
Inter Club Staff

Jose Mourinho here pas here e kujton me mall kohen e kaluar tek Interi dhe kete gje nuk e fsheh ne asnje moment. 

Vetem pak dite me pare ai ishte prezent ne ndeshjen e Inter Forever ne Londer ku u takua me disa legjenda te Interit perpara dhe gjate ndeshjes, por duket se Mou ka folur perseri per Interin edhe diten e sotme.

Gjate fjales se tij ne National Coaches Association Forum of Football, Jose Mourinho ka kujtuar impaktin e tij ne kampionatin italian.

Ai ka kujtuar nje rast ne vecanti kur ishte sezoni 2008/2009, dhe pas dy ndeshjesh ne drejtim te Interit kishte fituar 4 pike.

“Kur erdha ne Itali, ndeshja jone e pare ishte me Sampdorian dhe me pas e dyta ishte me Catanian ku Interi arriti te fitonte me nje autogol.”

“Te gjithe ishin te lumtur ne ate kohe, pervec meje. Moratti, qe ishte Presidenti i Interit me shikon qe shfaqa merzi, me ndalon dhe me pyet se cfare kisha.”

“Une i thashe: ‘mire, tre piket, por prape…”. E nderkohe ai me nderpret dhe me thote: “Mister, ne fituam, tre pike fantastike.”

“Ne ate moment mendova: “Fantastike, qenkam ne shtepi ketu”, ka kujtuar Special One.

“Kam shkuar ne Itali ne vitin 2008 dhe kam gjetur nje kampionat italian qe priviligjonte aspektin mbrojtes, me modele super mbrojtese dhe super te organizuara.”

“Ishim vetem nje nga skuadrat e pakta qe donin te fitonin kampionatin, por kemi hasur shume veshtiresi”, ka mbyllur fjalen e tij tekniku portugez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.