Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter mund te fitoje Serie A pa zbritur fare ne fushe? “Ja skenari i pazakonte: gjithcka e mundur nese…”

Inter mund te fitoje Serie A pa zbritur fare ne fushe? “Ja skenari i pazakonte: gjithcka e mundur nese…”
Inter Club Staff

Pas humbjes diten e djeshme ndaj Lazios nga ana e Milanit, tashme vetem Atalanta ka pak shanse qe te kape Interin.

Po flasim per shanse matematikore, sepse ne ne futbollin italian nuk ka askend qe beson se Inter mund te humbase kete kampionat.

Por sipas lajmeve te fundit, Inter mund te shpallet kampion Italie qe ne fundjaven e ardhshme, edhe pse skenari eshte i pazakonte.

Por si fillim, Interi duhet te fitoje njehere ndeshjen e saj diten e shtune ne fushen e Crotones dhe te prese nje dite. Si mund te ndodhe gjithcka? Kete e ka shpejguar sot La Gazzetta dello Sport.

“E kush do ta kishte menduar se Interi do te ishte afruar kaq shume me fitimin e Serie A qe kaq larg perfundimit te kampionatit?”

“Kane qene shume te pakte. Por duke fituar ne Kalabri, Interi mund te arrije te 82 piket ne klasifikim dhe pastaj mund te sherbeje nje barazim ose humbje e Atalantes ndaj Sassuolos dhe Interi i Contes do te shpallet kampione e Italise.”

“Per ‘fatin e keq’ te Interit, zikalterit duhet te presim 24 ore per tu shpallur kampione, gjithmone nese Atalanta nuk fiton me Sassuolon.”

“Zikalterit do te tentojne te fitojne ndaj nje Crotone te zhytur ne fund te klasifikimit dhe do te presin te gjithe te emocionuar ndeshjen e Atalantes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.