Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter mund te terhiqet nga trativa per Vidal? “Ja nga ka dale ky lajm. Diten e djeshme per ta madje u anullua edhe…”

Inter mund te terhiqet nga trativa per Vidal? “Ja nga ka dale ky lajm. Diten e djeshme per ta madje u anullua edhe…”
Inter Club Staff

Arturo Vidal tek Interi eshte nje tratative e destinuar qe te zgjatet ne kohe.

Pas disa tentativash ne vitet e kaluara, deri me tani ka pasur shume thashetheme por asnje konkrete.

Por me sa duket, ky eshte viti i duhur per blerjen e Arturo Vidal dhe operacioni mund te shkoje ne port me ne fund.

Atehere, perse Vidal nuk eshte ende ne Milano? Dje ne Barcelone, kishte dale nje ze qe thoshte per nje fluturim te prenotuar nga Vidal dhe me pas te anulluar ne momentet e fundit.

Por kjo nuk eshte aspak e vertete dhe eshte mohuar nga te gjitha palet: asnje fluturim nuk ishte parashikuar per Vidal.

“Arturo nuk pritej dje ne Milano dhe nuk ka pasur ne asnje moment driten jeshile nga Interi per te fluturuar.”

“Kjo sepse Suning ka qene shume e qarte: drejtuesit duan qe te largojne fillimisht nje lojtar per te marre me pas Vidal ne menyre zyrtare.”

“Lojtari per tu larguar eshte perzgjedhur prej kohesh dhe eshte Diego Godin qe ka derguar avokatet e tij ne Cagliari per te zhbllokuar kete operacion.”

“Gjithesesi, Interi po e ndihmon kete tratative dhe po shtyn qe uruguajani te kaloje me paramter zero sa me shpejt ne Sardenje.”

“Vetem kur do te zhbllokohet nje shitje, atehere Vidal mund te prezantohet ne Milano dhe mund ta marre ate fluturim.”

“Por ne kete moment nuk ka dyshime: do te vije tek Interi, nuk ka skenare te dyta.”

“Ne Katalunje ka dale nje ze qe thoshte se Interi po heq dore nga lojtari ne menyre te paparashikuar, por dicka e tille nuk ka ndodhur as nga ana e Interit e as nga ana e Vidal apo agjenteve te tij. Madje edhe anullimi i fluturimit ishte nje lajm i pavertete.”

“Perkundrazi: klubi ne oret e kaluara ka siguruar lojtarin se e pret nje kontrate dy vjecare ashtu si eshte rene dakort.”

“Asnje hije dyshimi ne horizont. Vetem pak durim, ose ndoshta shume durim. Por nuk vlen vetem per Interin: edhe Barcelona vete nuk mund te marre Depay deri sa nuk do te shese dot Suarez. Eshte kjo merkato e 2020…”

Burimi: Fabrizio Romano ne Calciomercato.com

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.