Inter-Nainggolan, pershpejtim i papritur nga zikalterit: marreveshja e mundshme! Icardi…
Xavier Jacobelli, drejtor i Tuttosport, ka folur per RMC Sport per mundesine per te pare Radja Nainggolan me fanellen zikalter si dhe per te ardhmen e Icardit.
Mesfushori belg i Romes eshte lidhur vazhdimisht keto dite me nje kalim te Interi dhe zerat per transferimin e tij ne Milano sa vijne e shtohen.
Sa i perket kesaj pjese Jacobelli ka thene: “Pershtypja eshte qe tratativa per te pare Nainggolan si zikalter po behet gjithmone e me shume e mundshme. Sot ka pasur nje pershpejtim te papritur te tratatives nga Ausilio”.
“Te gjithe e dime se sa shume e deshiron Spalletti dhe sa shume Interi po interesohet per te, me sirenat kineze qe kane ndaluar. Pra ne gare per Radjan seriozisht mbetet vetem Interi”, ka thene ai.
“Sipas meje zikalterit po operojne shume mire ne merkato”, ka perfunduar ai mbi temen Nainggolan. Per lojtarin belg sot definitivisht ka pasur nje pershpejtim dhe palet jane duke diskutuar per nje transferim te tij te Interi.
Sa i perket te ardhmes se kapitenit Mauro Icardi, Jacobelli ka shtuar:
“Java e ardhshme do te jete decisive edhe per Icardin, qe pritet ne zyrat e Interit per te definuar te ardhmen e tij”.