Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

974 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Nainggolan shperthen kunder gazetareve dhe mediave! Por ekziston frika qe…

Inter, Nainggolan shperthen kunder gazetareve dhe mediave! Por ekziston frika qe…
Inter Club Staff

Ai ka qene njeriu qe zhbllokoi me nje gol mjaft te bukur ndeshjen Bologna-Inter ne debutimin e tij zikalter.

Po flasim per Radja Nainggolan, belgun qe me ne fund u rikthye nga demtimi i gjate dhe dha menjehere ndihmen per Interin duke i dhuruar keshtu fitoren e pare sezonale zikalterve te Spallettit duke pare qe deri ne momentin e golit te pare Interi kishte deshtuar ne cdo sulm te sajin.

Ai luajti per rreth 70 minuta dhe pastaj u zevendesua nga Matias Vecino.

Duke qene se ishte Radja ai qe kerkoi zevendesimin, mediat dhe gazetaret hamendesuan se ai kishte ndjere nje shqetesim jo te vogel prandaj e kishte kerkuar zevendesimin ne ato momente.

Gazzetta dello Sport per kete gje shkruante keshtu nje dite me pas:

“Nainggolan do te duhet te beje disa vizita te metejshme te merkuren.”

“Motivi? Ai u rikthye ne fushe pas nje periudhe te gjate jashte fushe per shkak te nje demtimi muskular ne kofshen e majte dhe madje menjehere pas gjuajtjes qe dergoi topin ne rrjete ai ka ndjere nje shqetesim ne kofshe.”

“Menjehere 10 minuta pas golit ka kerkuar nderrimin vete. Pikerisht per kete arsye do te behen vizitat shtese per te, per te pare me detaje nese ka dicka serioze ose jo.”

Por nderkohe Radja Nainggolan nuk eshte aspak dakort me keto fjale nga mediat italiane dhe eshte shprehur keshtu ne Twitter: 

Radja shkruan: “Probleme ne kofshe? Eshte shqetesues? Boh, eshte e pabesueshme cfare shpikin…”

Keshtu, ai qartesisht ka thene se kjo eshte nje shpikje e mediave. Por gjithesesi ky lajm shqeteson jo pak sepse eshte e vertete qe Radja e ka kerkuar vete zenvendesimin e duhet marre parasysh se ai eshte nje lojtar qe deshiron te luaje cdo minute.

Eshte e vertete gjithashtu se Interi do te beje kontrollet e saj perkatese per te pare nese cdo gje eshte ne rregull. Me shume mundesi, keshtu do te jete.

Por frika ekziston gjithmone duke pare periudhen e gjate te pritjes qe tifozet zikalter kishin per te. Ne Bologna u pa fare mire se cfare mund te beje nje lojtar i kalibrit te tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.