Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

956 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Nainggolan shqeteson stafin teknik: Ja kur mund te kthehet ne fushat e lojes Belgu

Inter, Nainggolan shqeteson stafin teknik: Ja kur mund te kthehet ne fushat e lojes Belgu
Inter Club Staff

Qe ne momentin e pare te demtimit te Radja Nainggolan ndaj Sion ne nje nga miqesoret e para te kesaj vere pati shume ankth ne kampin zikalter. 

Ne fillim ishin tifozet shume te shqetesuar per demtimin e tij sepse Radja doli me barrele nga fusha e lojes por edhe drejtuesit zikalter nuk ishin me pak te shqetesuar, thjesht nuk u shprehen ne asnje moment per kete demtim.

Radja ne kete moment perfaqeson nje njeri qendror tek Interi i Spallettit, sepse eshte ai qe do te lidhe mesfushen me sulmin e Interit por ai eshte nje nga lojtaret e preferuar edhe te teknikut zikalter qe e ka kerkuar me ngulm.

Deri me tani, qe pas ndeshjes me Sion, Nainggolan i ka humbur te gjitha miqesoret dhe po zhvillon nje stervitje rekuperuese per te bere te mundur rikthimin e tij ne fushe sa me shpejt.

Por lajmi i keq ne kete mes eshte fakti qe Radja pritet te mos luaje me asnje miqesore sepse nuk eshte ende i rekuperuar 100% dhe shanset me te larta jane qe ai te rikthehet direkt per ndeshjen e pare ndaj Sassuolos.

Ne kete menyre ai do te humbase te gjithe fazen pergatitore me skuadren e re, edhe pse rikthimi ne fazen kur sapo fillojne ndeshjet zyrtare eshte nje lajmi i mire per Interin.

Kujtojme qe ai pas kontrolleve mjekesore u diagnoztikua me nje terheqje muskulare ne kofshen e majte.

Sipas Tuttosport, mendohet se Radja Nainggolan nuk do te rikthehet as per ndeshjen miqesore ndaj Atletico Madrid ne 11 gusht.

Ne kete pike, objektivi i Spallettit por edhe i Interit eshte qe lojtari te jete i gatshem ne ndeshjen e pare te sezonit ne Serie a ndaj Sassuolos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.