Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

263 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Napoli, Inzaghi vendos perfundimisht formacionin: “Ja skuadra anti-Napoli. I sigurt nga minuta e pare edhe…”

INTER-Napoli, Inzaghi vendos perfundimisht formacionin: “Ja skuadra anti-Napoli. I sigurt nga minuta e pare edhe…”
Inter Club Staff

Kesaj radhe, Interi kampione e Italise nuk deshiron qe te humbase nje shans tjeter duke qene se Milani ka humbur dje ne Firenze duke pesuar kater gola.

Ndeshja direkte me Napolin e ishit Spalletti pas barazimit me Milan, Atalanten dhe Juventusin, duhet te sjelle me patjeter ne Milano tre piket.

Inzaghi ka kerkuar nga skuadra e tij nje sforco me shume per kete ndeshje sepse nje sukses do te fuste perseri Interin ne gare per Scudetton por jo vetem kaq.

Nje fitore do te dergonte nje mesazh te qarte edhe per kampionatin qe kampionet e Italise nuk dorezohen kaq shpejt.

LAJMET E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi mallkon ndalesen e kombetareve qe e ka bere te humbase nje si De Vrij.

Por nga ana tjeter ka humbur edhe nje alternative te vlefshme si puna e Alexis Sanchez i cili do te mungoje per rreth 2 jave.

Per sa i perket hollandezit, ai do te zevendesohet nga Andrea Ranocchia, qe ka bere gjithmone mire sa here ka luajtur ne vendin e tij.

Nderkohe, dilema e madhe eshte ne sulm ku duket se Correa eshte ne avantazh ndaj Dzeko per nje fanelle titullari.

Duke pare problemin muskular qe ka pasur Dzeko, argjentinasi ne kete moment eshte ne avantazh te lehte.

Per sa i perket te tjerave, ne krah pritet Darmian dhe Perisic, ndersa nje Calhanoglu i rivializuar do te luaje nga minuta e pare ne mesfushe. Ne pankine do te jete edhe Satriano sot.

LAJMET E FUNDIT NGA NAPOLI – Qe per Spallettin nuk do te jete nje ndeshje si te tjerat, kete gje e tregon edhe konferenca per shtyp e tij.

Kjo ndeshje per te shkon pertej kampionatit dhe tre piket. Napoli ka shansin te shkoje ne +3 nga Milani dhe te shkoje ne 10 pike larg Interit.

Napoli nderkohe do te luaj pa Politanon (pozitiv si Demme) dhe Ounas (i demtuar ne kombetare).

Jashte nga kjo ndeshje edhe Manolas. Nderkohe nje dyshim i vetem: kush ne sulm bashke me Insigne dhe Osimhen? Elmas dhe Lozano jane ne lufte per nje vend titullari.#

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa.

Ne pankine: Radu, Cordaz, D’Ambrosio, Kolarov, Dimarco, Dumfries, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sensi, Dzeko, Satriano.

PREVIEW Inter-Napoli – Ranocchia per De Vrij, Correa più di Dzeko

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Eriksen, Sanchez, De Vrij.

NAPOLI (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz, Zielinski; Elmas, Osimhen, Insigne.

Ne pankine: Meret, Marfella, Juan Jesus, Ghoulam, Zanoli, Malcuit, Lobotka, Lozano, Mertens, Petagna.

Tranjer: Spalletti.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Demme, Manolas, Politano, Ounas.

Arbiter: Valeri.

Asistent: Giallatini e Preti.

Arbiter i katert: Marchetti.

Var: Aureliano (Longo).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.