Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

449 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejt Inter-Napoli, ja formacioni i mundshem i zikalterve: Conte ben 5 ndryshime ne formacion?

Drejt Inter-Napoli, ja formacioni i mundshem i zikalterve: Conte ben 5 ndryshime ne formacion?
Inter Club Staff

Nje vend i dyte per tu mbrojtur per ti dhene ketij sezoni kopertinen e duhur.

Interi rikthehet sot ne fushe ne San Siro ku do te prese Napolin e Gattusos. Skuadra e kalter eshte e sigurt per pjesemarrjen ne Europa League pas suksesit ne Kupen e Italise, por ata kane si objektiv qe te mbyllin sezonin me dinjitet.

Nderkohe, te zotet e shtepise, duan qe te rrisin akoma me shume nivelin e tyre dhe te kene vazhdimesi pas fitores ndaj Genoas.

Per kete arsye – pertej frazave te Contes – Interi deshiron qe te kape vendin e dyte edhe per ceshtje prestigji.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte po peshon gjendjen fizike te te gjitheve dhe po provon qe te gjeje formacionin perfekt duke llogaritur kerkesat teknike dhe fizike qe ka kjo ndeshje.

Kjo edhe sepse perpara eshte nje Europa League per tu luajtur. De Vrij eshte mire, ashtu si konfirmon edhe edhe pankina ne Genova, dhe duhet te marre vendin e tij ne formacion me Skriniar (ose D’Ambrosio) ne te djathte ne qender dhe Bastoni ne te majte.

Gagliardini eshte i skualifikuar dhe ne mesfushe do te rikthehet Barella. Nuk perjashtohet qe Brozovic te qendroje pushim, ndersa ne krah do te rishihet Candreva dhe Young, lojtare qe ishin ne pankine ndaj Genoas.

Pas dy ndeshjesh si titullar, Eriksen mund te lere vendin e tij per Borja Valero nga minuta e pare: sfide e hapur, danezi po shpreson jo pak.

Nderkohe, ne sulm ka balotazh ndermjet Lautaro Martinez dhe Sanchez: kiliani eshte ne forme te mire, po ben nxemjen qe tani.

TE REJAT E FUNDIT NGA NAPOLI – Gattusso vazhdon te ndryshoje shume. Mertens eshte i skualifikuar, Manolas nuk eshte mire bashke me Fabian Ruiz dhe Zielinski.

Keshtu, priten disa ndryshime pas suksesit te rendesishem ndaj Sassuolos: brenda do te kete Meret, Maksimovic, Mario Rui, Demme, Allan, Elmas dhe Politano.

Nderkohe, pritet te luaje nga minuta e pare edhe Lozano. Jashte do te jete me siguri Llorente.

FORMACIONET E MUNDSHME

INTER (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Brozovic, Young; Eriksen; Lukaku, Sanchez.

NE PANKINE: Padelli, Berni, Ranocchia, Godin, Pirola, D’Ambrosio, Biraghi, Moses, Agoume, Borja Valero, Lautaro, Esposito.

TRANJER: Conte.

TE SKUALIFIKUAR: Gagliardini (1).

TE PADISPONUESHEM: Sensi, Vecino.

Preview Inter-Napoli - Riecco Barella e De Vrij. Eriksen spera, Sanchez scalpita

NAPOLI (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Demme, Elmas; Politano, Milik, Lozano.

NE PANKINE: Ospina, Karnezis, Luperto, Hysaj, Malcuit, Ghoulam, Lobotka, Zielinski, Fabian Ruiz, Callejon, Insigne, Younes.

TRANJER: Gattuso.

TE SKUALIFIKUAR: Mertens (1).

TE PADISPONUESHEM: Manolas, Llorente.

ARBITER: Valeri.

ASISTENT: Del Giovane e Prenna. ARBITER I KATERT: Prontera. VAR: Irrati (Galetto).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.