Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 17, 2023

Scroll to top

Top

685 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Inter, ke nje thesar te pabesueshem: “Cfare note per Sanchez, Brozo dhe Bastoni.”

NOTAT E NDESHJES – Inter, ke nje thesar te pabesueshem: “Cfare note per Sanchez, Brozo dhe Bastoni.”
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar Superkupen e Italise dhe skuadra zikalter ka dhuruar nje tjeter ndeshje te madhe ne fushen e lojes.

Keto kane qene notat e lojtareve te Interit te cilet kane marre vertete vleresime te larta me perjashtim te pak lojtareve.

HANDANOVIC 6 – Qendron i palevizur te krosimi i lehte qe MecKennie dergon ne porte nderkohe ne disa raste te tjera falet nga lojtaret e Juves qe nuk jane te sakte para porte.

Nuk vine asnjehere gjuajtje per ta vene ne veshtiresi por duhet te jete pak me i levizshem kur nje gjuajtje vjen ne porte. Nderkohe, ne fund ngren trofeun e tij te dyte si kapiten zikalter.

SKRINIAR 6,5 – Nje nate shume komplekse sidomos kur Juventusi shtyn ne te majte dhe Morata shkon per ta denuar.

Krosimi i 1-0 lind pikerisht keshtu. Nderkohe perpara ka nje liri teper te madhe por nuk perfiton asnjehere sepse lojtaret e tjere jane te markuar.

Eshte nje nder lojtaret qe mban ndezur zjarrin e Interit per 120 minuta dhe mban te karikuar te gjithe skuadren.

DE VRIJ 5,5 – I zoti kur anullon fizikisht Bernardeschin pas gabimit te Brozovic. Por ishte nje ndeshje ku ai e vuajti shume Moraten.

Por ben gabime te tjera sidomos teknik qe nuk jane te denje per te si ne rastin kur humb McKennie ne rastin e golit.

BASTONI 7 – Po kalon nje moment shume te mire forme dhe e tregon kete gje ne nje finale ndaj Juventusit.

Ai luan me sigurine e nje veterani dhe Mancini do duhet qe ti beje vend shume shpejt si titullar ne Italine. Fare mire mund te mendohet qe ne nje te ardhme ai mund te beje edhe sulmuesin e krahut per cilesite qe ka.

DUMFRIES 6 – Ben disa shtysa te mira ne krah dhe ka qene nje paraqitje shume e mire kunder Alex Sandros.

Ben mire, por kesaj radhe nuk ishte nje rrufe ne krahun e djathte. Gjithesesi ve ne fushe shume karakter edhe pse tregon ndonje limit teknik. Perin i mohon te behet heroi i nates.

NGA MINUTA E 89 DARMIAN ME NOTEN 6,5 – Me pak i dukshem se Dumfries por nga hici krijon nje rast dhe me pas vjen goli i Sanchez. I pabesueshem.

BARELLA 6,5 – Ka nje deshire te cmendur per te qene protagonist. Fiton nje penallti por arbitri nuk e jep ne menyre te pakuptimte.

Edhe pse ben ndonje gabim aty-ketu, ai duke luajtur me 100 km/h e ka te veshtire te mbaje te njejtin ritem gjate gjithe kohes. Del teper i lodhur nga fusha e lojes.

NGA MINUTA E 89 VIDAL ME NOTEN 6 – Per te nuk eshte kurre nje ndeshje banale, por do te kishte shpresuar te kishte luajtur ndonje minute me shume.

Reciton shume mire pjesen e tij dhe ben nje kohe shtese perfekte duke rekuperuar dhe ndertuar per Interin.

BROZOVIC 5,5 – Allegri i vendos nga pas Kulusevskin. Rezultati? Kroati humbet toruan nga mbulimi i suedezit dhe nuk ben dot lojen e tij klasike dhe nervozohet.

I ka nje dreke borxh De Vrij qe anullon Bernardeschin kur ai humbi topin. Kalon nje nate si nje lojtar i zakonshem.

CALHANOGLU 6,5 – Edhe ai me momente te caktuara shkeputet nga loja por ne nivel teknik kerkon gjithmone te ndertoje dicka.

Cfare topi ishte ai per Dumfries… Tenton shume here edhe goditjen, por nuk i del. Kornet e tij shkaktojne shume dhimbje koke tek Perin.

PERISIC 6 – E fillon duke asfaltuar ne shpejtesi Ruganin qe tregon menjehere se do te jete nje nate e mire per kroatin.

Ai eshte nje nder me te miret ne fushe, edhe pse shpesh here nuk ben levizjen e duhur. De Sciglio nuk kalon aspak nje nate te lehte, mbi te githa ne pjesen e dyte.

NGA MINUTA E 100 DIMARCO ME NOTEN 6 – Ai e ndryshon manovren e Interit dhe merr pjese ne aksione. Nga krosimi i tij vjen edhe goli i Interit.

MARTINEZ 6 – Shpesh here e humbet te pjesa me e bukur ku i mjafton nje prekje per te gjetur porten. Nderkohe, godet penalltine me te mire ne karrieren e tij dhe sjell barazimin per Interin.

Kishte shume pune, duke qene se Chiellini dhe Rugani e markonin nga afer por del mes duartrokitjeve.

NGA MINUTA E 75 CORREA ME NOTEN 5,5 – Ai merr nje numer te larte topash por shumicen i ka me shpine nga porta.

Kur mnd te sulmoje, duket sikur i mungon ai hapi i fundit per te bere ate qe duhet te beje. Mund te permiresohet.

DZEKO 5,5 – Ndalesa per pozitivitetin e pak diteve me pare i ka humbur pak shkelqimin. Ben disa gabime me te cilat nuk jemi mesuar ta shohim.

Por eshte ai njeriu qe mori penalltine e barazimit duke i rrembyer kohen lojtarit te Juventusit. Ai beri levizjen me te mire te ndeshjes por ka qene nje ndeshje jo ne lartesine e tij.

NGA MINUTA E 75 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 7 – Ai ndryshon komplet menyren e lojes me futjen e tij dhe ben qe te humben gjurmet me levizjet qe ka.

Do te donte te shpikte dicka, por e tentoi kete gje pa sukses deri ne minuten e 120 kur si nje peshkaqen ndjen eren e gjakut dhe shenon ne sekonden e fundit.

TRANJER INZAGHI 6,5 – Bente mire qe te mos besonte te mungesat te Juventusi sepse Allegri e kishte pergatitur ndeshjen me kujdes teper te madh.

Djemte e tij e ndjejne presionin dhe gabojne shume e me pas goli i McKennie nuk ndihmon aspak.

Gjithesesi reagimi i Interit nuk zhduket kurre nga mendja e Interit. Edhe njehere tjeter i ecen mire: goli i Sanchez nuk del nga hici dhe erdhi nga kembet e tre lojtareve te futur si zevendesues: Dimarco, Darmian dhe Alexis. Vetem lart e me lart.

JUVENTUS: Perin 6, De Sciglio 5,5, Rugani 6, Chiellini 6,5, Alex Sandro 5,5, McKennie 6,5, Locatelli 6 (dal 90′ Bentancur 5,5), Rabiot 6, Kulusevski 6 (dal 74′ Dybala 6), Morata 6,5 (dall’87’ Kean 5,5), Bernardeschi 6 (dal 79′ Arthur 6). All. Allegri 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.