Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndaj Sampdorias ne formacion Conte ka gati nje levizje te papritur? Ne mbrojtje nga minuta e pare pritet Andrea Ranocchia!

Inter, ndaj Sampdorias ne formacion Conte ka gati nje levizje te papritur? Ne mbrojtje nga minuta e pare pritet Andrea Ranocchia!
Inter Club Staff

Edhe njehere profesionizmi i Andrea Ranocchias eshte gati qe te shpaguhet ne menyre te drejteperdrejte.

Sipas La Gazzetta dello Sport, mbrojtesi i Interit eshte kandiduar per nje bluze titullari ndaj Sampdorias.

Kjo sepse gjendja fizike e Stefan De Vrij nuk eshte nder me te mirat dhe kjo gje u pa edhe ndaj Napolit.

Andrea Ranocchia nga minuta e pare do te ishte nje levizje e papritur dhe surprize per te gjithe, por jo per Antonio Conten.

Ky do te ishte nje shans i ri per ish-lojtarin e Barit, qe ne te kaluaren ka qene edhe kapiten i skuadres post-Triplete, por e humbi ate shirit duke mos thene kurre nje fjale dhe duke mos bere kurre nje ceshtje ashtu si ndodhi me dike tjeter jo shume kohe me pare.

Ai eshte treguar gjithmone nje shembull per tifozerine e Interit dhe per shoket e skuadres.

I VETMI QE KA FITUAR ME INTERIN – “Andrea Ranocchia eshte i vetmi i mbijetuar nga titulli i fundit i fituar nga zikalterit. Ishte ai ne qender te mbrojtjes qe bente repart me Lucion ne naten e 29 majit 2011, ne ate 3-1 ndaj Palermos ne Kupen e Italise.”

SHEMBULL PER TU NDJEKUR – “Ai ka qene nje titullar i mbrojtjes per Leonardon, Stramaccionin dhe Mazzarrin, por ka qene gjithmone nje pike referimi per shoket e skuadres ne dhomat e zhveshjes dhe nje profesionist per tu marre shembull nga me te rinjte.”

“Andrea i ka respektuar gjithmone te gjithe. Kure nuk ka thene nje fjale jashte korit, edhe ne vitet delikate kur ai ishte me i sulmuari tek Interi dhe dy here u largua nga Appiano Gentile.”

NGA SPALLETTI… – “Me Spallettin jeta ka qene e komplikuar. Ka pasur shume pak raste per te vene cilesite e tij ne dukje, dhe madje eshte hedhur ne fushe edhe si sulmues qendre kur Interi vuante nga ceshtja Icardi dhe e gjeti veten pa sulmues.”

“Por Luciano ka pasur gjithmone fjale te mira dhe elozhe te medha per Ranocchian, sepse askush si ai nuk eshte treguar aq profesionist sipas tranjerit.”

“Pavarsisht cdo gjeje, fjala e tij ka pasur gjithmone peshe ne dhomat e zhveshjes dhe lidershipi si ka munguar asnjehre. Edhe atehere kur sportivisht nuk ka qene ne pikun e tij.”

… TEK CONTE – “Me Conten ka filluar te ndihet perseri i rendesishem per skuadren. Dy prezenca si titullar ne dy ndeshjet e para te kampionatit – per shkak te demtimit te De Vrij – dhe gjithmone prezent ne Kupen e Italise deri ne gjysmefinale dhe me pas dy ndeshje nga dy ne Europa League kunder Ludogorets.”

“E per te mos u harruar shperthimi i San Siros kur ai ka shenuar golin e tij ndaj Cagliarit ne ate fitore 4-1, tregon me mire se njemije fjale lidhjen e Ranocchias me popullin zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.