Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,858 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndaj Spezias do drejtoje “armiku i madh i Contes”? “Eshte pikerisht njeriu qe beri Conten te…”

Inter, ndaj Spezias do drejtoje “armiku i madh i Contes”? “Eshte pikerisht njeriu qe beri Conten te…”
Inter Club Staff

Inter diten e premte do te udhetoje ne drejtim te La Spezias per te luajtur ndeshjen e saj te radhes ne Serie A.

Perballe do te kete Spezian interesante te Thiago Mottes, ish-lojtarit te saj te Tripletes qe sot po ben nje pune shume te mire me skuadren e tij.

Kjo ndeshje nderkohe do te luhet vetem dy ore perpara ndeshjes se Milanit, e cila gjithashtu do te luaje te premten.

Arsyeja e ketyre dy ndeshjeve te premten eshte se me pas Inter dhe Milan do te perballen diten e marte ne Meazza per derbin e Kupes se Italise.

Por ka dicka teper interesante per ndeshjen Spezia-Inter dhe ky lajm eshte dhene diten e djeshme nga Federata Italiane.

La Gazzetta dello Sport shkruan: “Dje u be zyrtare. Ndeshjen Spezia-Inter do ta drejtoje “armiku” i madh i Contes, arbitri Fabio Maresca.”

“Te gjithe e mbajne mend ate fraze te Contes ne drejtim te tij kur i tha ‘Sempre tu Maresca, sempre tu’, me Conten qe i thonte arbitrit se gjithmone me te i ndodhte te merte karton te kuq apo te ndodhin gjera te cuditshme ne fushe.

Tani arbitri napoletan do te drejtoje ndeshjen Spezia-Inter, pasi ka drejtuar me pare ate ndaj Atalantes ne daten 25 shtator qe perfundoi 2-2.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.