Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

464 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, nderkohe qe te gjithe flasin per veshtiresi, Marotta po punon pa lene gjurme per nje TOP PLAYER!

Inter, nderkohe qe te gjithe flasin per veshtiresi, Marotta po punon pa lene gjurme per nje TOP PLAYER!
Inter Club Staff

Ditet po kalojne dhe mbyllja e merkatos po afron (data 5 tetor), por Interi po e ka gjithmone e me te veshtire te enderroje nje goditje te madhe.

Tashme dihet: zikalterit duan me cdo kusht N’Golo Kante, lojtarin kampion bote me Francen dhe ne pronesi te Chelsea.

Nderkohe qe te gjithe flasin per veshtiresite e Interit me shitjet ne kete kohe pandemie, Marotta me sa duket ka kohe qe punon per kete piste.

Per kete arsye, ai po mundohet me te gjitha menyrat per te shitur dy lojtare: Brozovic dhe Perisic, per te cilet deri ne kete moment, nuk ka pasur ndonje oferte.

Plani i Marottes eshte qe te shese ata dhe me pas te hidhet direkt ne sulm per Kante me nje oferte joshese per Chelsea.

“A eshte dorezuar Marotta per Kante? Aspak. Madje ai po punon ne fshehtesi per te qe nese arrin te shese dy lojtaret me lart, te kete nje rruge te shtruar ne drejtim te francezit.”

“Eshte e vertete qe Brozovic dhe Perisic deri me tani nuk kane marre oferta, por tani merkato hyn ne fazen e saj me te nxehte dhe dicka pritet te ndodhe.”

“Duhet pranuar se sa me shume dite kalojne, aq me shume i komplikuar behet Kante, por administratori i deleguar i Interit nuk i ka humbur aspak shpresat.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.