
INTER, NDODH E PABESUESHMJA? “Marotta po mendon per nje shkembim te cmendur: Correa ne kembim te…”
Joaquin Correa ka pasur nje sezon te veshtire, shume, dhe deri me tani nuk eshte bere dot protagonist me Interin.
Ka pasur ndonje ndeshje te mire, dy ndeshje te medha, dhe me pas shkretetire totale me shume hije dhe pa siguri.
Shume demtime, nje rendiment shpesh here i kushtezuar pikerisht nga ato, por edhe kur ka qene mire fizikisht, me shume ka qene per nje note 5 se sa per nje note 6.
Ai erdhi me shpresa te medha nga Lazio, por kete sezon nuk e beri dot ate kapercimin e madh dhe kur mendon investimin qe Inter ka bere per te, ka vertete nje diference te madhe me paraqitjet ne fushe.
Gjithesesi, sot sipas TNT Sports, ka dale ne pah nje hipoteze e pabesueshme ku Correa mund te perfshihet ne nje shkembim me Atletico Madrid.
Nga Argjentina shkruajne: “Ne kete moment, Inter po mendon te fuse Correa ne nje tratative shkembimi me Atletico Madrid.”
“Kjo sepse Marotta po mendon te propozoje Correa per Rodrigo De Paul, mezzala qe ne Spanje e ka pasur shume te veshtire.”
“Inter deshiron te sjelle ne Itali De Paul dhe nga ana tjeter, Correa te Atletico do te hapte deren edhe per Dybala me paramter zero…”