Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

531 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura? “Conte ka gati nje super oferte per Lautaro Martinez: ja shifrat. Ata mund te ofrojne…”

Inter, ndodh e papritura? “Conte ka gati nje super oferte per Lautaro Martinez: ja shifrat. Ata mund te ofrojne…”
Inter Club Staff

Me sa duket mund te ndodhe vertete: jashte Lautaro Martinez dhe ne Milano si nje parameter zero Paulo Dybala.

Sipas Tuttosport, sakrifica e madhe e veres ne shtepine zikalter mund te jete pikerisht shitja e El Toro.

Por pikerisht ketu ndodhet edhe lajmi i rendesishem, sepse ne mes nuk eshte vetem Atletico Madrid por edhe Antonio Conte me Tottenhamin e tij.

Spurs kane tentuar dicka edhe vitin e kaluar, por Interi tha jo pasi kishte fituar 180 milione euro ne merkato nga shitja e Hakimi dhe Lukaku.

Por tani historia mund te jete ndryshe, me Interin qe mund te marre Scamacca dhe Dybala per te kompletuar sulmin.

Sipas asaj qe tregon sot e perditshmja italiane, Tottenham ka gati nje oferte teper te majme: 70 milione euro per kartonin e Lautaros.

Por per cilin motiv per te arritur te Dybala duhet shitur Lautaro? Tuttosport flet per nje levizje te detyruar edhe per nga ana taktike.

“Dybala dhe Lautaro nuk jane nje dyshe natyrale ne fushen e lojes. Te dy ata kane karakteristika te nje sulmuesi te dyte.”

“Por eshte edhe aspekti ekonomik ne mes, sepse Interi do te kursente shume para si nga rroga por edhe do te perfitonte goxha para nga shitja e lojtarit.”

“Gjithesesi, ne qender eshte zgjedhja teknike: Dzeko dhe Correa do te qendrojne dhe Inter ka nevoje per te marre nje sulmues te pare (Scamacca) dhe Dybala i cili do te merte vendin e Lautaros.

“E pamundur qe pese lojtare te tille mund te jetojne bashke ne sulmin e Interit.”

Gjithesesi, nuk eshte vetem Spurs. Mbi Lautaron prej kohesh jane edhe syte e Diego Simeones dhe Atletico Madrid.

“Eshte e qarte se nje telefonate nga Conte mund te paraqese nje mundesi te madhe per Lautaron qe do te provonte veten ne nje kampionat te ri.”

“Nderkohe, Tottenham eshte e interesuar per Dybala? Ne kete moment nuk ka asgje ne kete front nga ana e anglezeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.