Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

669 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA ANGLIA: “Inter, gjithcka e vertete: sheiket duan te futen te Interi! Ja detajet: ata duan…”

E FUNDIT NGA ANGLIA: “Inter, gjithcka e vertete: sheiket duan te futen te Interi! Ja detajet: ata duan…”
Inter Club Staff

Me sa duket ka gjetur nje mbeshtetje te madhe ne Mbreterine e Bashkuar lajmi i mengjesit ne Itali per interesimin e Public Fund Investment te Arabise Saudite per Interin.

Kete gje e ka pranuar edhe gazetari i njohur britanik, Ben Jacobs, i cili ka treguar gjithcka per Beins Sports.

Ai me pas ka folur edhe ne Twitter per kete ceshtje, duke pranuar gjithcka dhe duke zbuluar edhe detaje te tjera.

“PIF po sheh me kujdes mundesine qe te bleje nje kuote te rendesishme aksionesh tek Interi, por ne minorance.”

“Eshte folur qe Yasir Al Rumuyyan eshte perfshire madje ne radhe te pare me keto bisedime per Interin me Suning.”

“Behet me dije se po flitet per nje shifer rreth 30% te aksioneve te Interit, mbi baze ne nje vleresimi te larte te Suning, qe do te ishte rreth 300 milione euro.”

“Asgje nuk eshte mbyllur akoma, por ky operacion mund ti jape mundesi Suning qe te mos e shese Interin, por vetem te siguroje keshtu nje super partner per Interin.”

“Nderkohe, sipas asaj qe me eshte thene, fondi saudit nuk deshiron te bleje plotesisht Interin, ndryshe nga Bc Partners & Fortress.”

“Nje ide ishte qe ky fond te bashkepunonte me Fortress, ashtu si u perfol per Mubadala Investmet pak kohe me pare, por asgje nuk u be per kete dhe me sa duket zerat nuk gjeten mbeshtetje.”

“Keshtu, ne kete moment flitet se edhe Bc Partners eshte afer Interit, por futja ne skene e sheikeve te Arabise Saudite, eshte nje menyre per Suning qe te mos shese Interin.”

“Por duhet te theksoj se cdo gje eshte ne faze paraeleminatore. Nuk eshte vendosur asgje. Por futja e sauditeve ne mes, eshte nje sinjal shume i rendesishem per te gjitha palet. Ne loje eshte futur nje gigand i rruzullit tokesor.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.