Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura me Andrea Pinamontin? “Nje klub i Premier League ka kontaktuar klubin: mund te ofrojne…”

Inter, ndodh e papritura me Andrea Pinamontin? “Nje klub i Premier League ka kontaktuar klubin: mund te ofrojne…”
Inter Club Staff

Andrea Pinamonti eshte i destinuar te largohet nga Inter: sulmuesi zikalter qe eshte kthyer nga huazimi te Empoli po kerkohet nga shume klube.

Por deri me tani, edhe pse Atalanta dhe Monza e kane kerkuar me ngulm, ai ende nuk eshte larguar. Kjo edhe per faktin se ofertat nuk kane qene ne lartesin e kerkeses qe ka Inter.

Gjithesesi, sipas asaj qe tregon sot Corriere dello Sport, ne oret e fundit ka ardhur nje lajm i rendesishem per Pinamontin.

“Mund te ndodhe vertete e papritura per te, sepse duket se nje klub i Premier League ka kerkuar informacione per lojtarin”.

“Behet fjale per Nottinghan Forest, te cilet kane kerkuar te marrin vesh se sa kushton Pinamonti dhe a eshte ne merkato”.

“Nese anglezet do te futeshin ne gare, gjithcka do te behej me e veshtire per klubet italiane qe e kane zgjatur shume historine per lojtarin duke mos ofruar aq sa kerkon Inter”.

“Deri me tani, Atalanta ka ofruar 15 milione plus 5 milione bonuse, nderkohe Nottinghan Forest mund te arrije tek 22-23 milione te paguara menjehere”.

“Kjo do te ishte mundesia me e mire per Interin dhe zikalterit po shpresojne qe dicka e tille te ndodhe per te miren e te gjitheve”.

“Nderkohe, ne oret e fundit per Pinamontin eshte interesuar edhe Sassuolo qe mund te humbase edhe Raspadorin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.