Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,981 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, NDODH E PAPRITURA ME LUKAKU? “Ai po negocion me Chelsea nje hipoteze te cmendur: do behej direkt nje…”

INTER, NDODH E PAPRITURA ME LUKAKU? “Ai po negocion me Chelsea nje hipoteze te cmendur: do behej direkt nje…”
Inter Club Staff

Deadline po afrohet gjithmone e me shume dhe Romelu Lukaku e ka me shume nxitim rikthimin tek Interi.

Sulmuesi vazhdon qe te punoje fort per tu rikthyer ne Milano dhe ai ka nje mision te veshtire: ta beje realitet para dates 30 qershor.

Per kete ka folur sot Corriere dello Sport qe ka treguar gjithcka me detaje ate qe po ndodh ne Londer ne keto dite.

“Big Rom eshte larguar nga grumbullimi me Belgjiken per shkak te nje demtimi ne kavilje dhe nuk do te marre pjese ne transferten e Polonise.”

“Ai tani do te kthehet ne Londer, nuk do te beje asnje dite pushim sepse per te nuk eshte koha per te pushuar.”

“Kjo sepse lojtari ka vendosur te luaje ndeshjen e tij me te rendesishme: ate me Chelsean per te arritur shitje tek Interi.”

“Lukaku po e menaxhon situaten vete dhe po negocion personalisht me Chelsea qe keta te fundit ta lene te lire.”

“Lojtari deshiron me cdo kusht ngjyrat zikalter dhe per te behet fjale per “largimin e trete” nga Chelsea ne karriere. Asnjehere nuk ka qene me fat aty.”

“Precedentet jane pak a shume te ngjashem dhe te gjithe nga ana e tij. Sa here ai ka kerkuar te largohet, ja ka dale.”

“Madje ja ka dale edhe viti ne kaluar kur kerkoi me ngulm te largohej te Chelsea nga Inter dhe zikalterit te detyruar pranuan.”

“Per momentin Chelsea ka refuzuar huazimin falas tek Inter. Blues kane vendosur nje cmim te rendesishem edhe per huazimin.”

“Por Inter nga ana tjeter nuk e llogarit kete opsion dhe madje ka skarcuar edhe idene per te futur ne operacion Denzel Dumfries.”

“Gjithesesi, klubi zikalter e ka kuptuar se ky operacion nuk do te behet gratis dhe eshte gati qe te paguaje dicka per huazimin e Lukaku, por natyrisht jo aq sa kerkonte Chelsea ne fillim (25 milione euro ne sezon).”

“Inter per Chelsean ne fakt eshte nje varke shpetimi sepse Lukaku nese qendron ne Londer si “i ndare ne shtepi” do i kushtoje Blues rreth 30 milione euro ne sezon ndersa nese transferoht tek Inter, te pakten pagen do e paguaje Inter.”

“Prandaj gjithcka mund te behet dhe ne nje moment te caktuar Chelsea eshte gati te heqe dore nga lojtari.”

“Por nje hipoteze e cmendur ka ardhur nga Londra ne oret e fundit: me sa duket Lukaku jo vetem po negocion largimin, por edhe shitjen perfundimtare te tij.”

“Ideja eshte e nje huazimi me te drejte blerje por qe ne te vertete eshte nje detyrim blerje per Interin ne 2024 ne nje forme “pakti” qe do te behet me Chelsea.”

“Shifrat me te cilat Interi do te ishte dakord mund te jene diku tek 40-50 milione euro, normalisht te ndara ne disa keste.”

“Por behet fjale per 2024, keshtu qe mbase mund te vendoset qe shifra e vertete te negociohet pas 2 sezonesh.”

“Gjithmone nese Romelu Lukaku ja del ta beje realitet planin e tij te cmendur. Nderkohe Lukaku e ka me te shpejte: e di qe Interi e pret deri ne daten 30 qershor. Eshte deadline per te ardhur ne Itali para se te skadoje “dekreti i rritjes”.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.