Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

345 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura per Vanheusden? Ne Belgjike tregojne: “Agjenti i tij nuk po e mohon aspak rikthimin ne Milano.”

Inter, ndodh e papritura per Vanheusden? Ne Belgjike tregojne: “Agjenti i tij nuk po e mohon aspak rikthimin ne Milano.”
Inter Club Staff

Emergjenca e pandemise ka ndryshuar jo pak letrat ne shume tavolina merkatoje dhe klubet tashme jane te detyruara qe te mendojne me shume per karakterin ekonomik.

Per kete arsye, Interi po mendon nje menyre te mire per te sjelle ne shtepi nje si Zinho, Vanheusden.

Ai ka dale nga akademia zikalter dhe ka qene nje shtylle e Primaveres se Stefano Vecchi por qe u shit ne 2018 tek Standarti i Liezhit.

Klubi zikalter ka mbajtur nje te drejte riblerje per te te fiksuar ne shifren 15 milione euro ne rast se belget do te vendosin ta shesin.

Por kjo hipoteze po merr jete gjithmone e me shume ne oret e fundit me Interin qe eshte rikthyer e interesuar per te ne menyre te rendesishme.

Sipas asaj qe tregon Het Laatste Nieuws, ne fakt, drejtuesit zikalter e kane ndjekur me kujdes lojtarin ne eksperiencen e tij ne Belgjike.

Paraqitjet e tij kane bindur te gjithe me ne krye Piero Ausilion, nje nga drejtuesit me te apasionuar pas belgut.

“Agjenti i Vanheusden – lexohet – nuk e ka mohuar aspak interesin e Interit per te dhe ka treguar se nje rikthim ne Milano po diskutohet. Keshtu, mund te ndodhe e papritura dhe ai te rikthehet perseri tek Interi.”

“Gjithesesi, edhe hipoteza e qendrimit tek Standarti i Liezhit nuk hidhet poshte ne kete moment dhe mbetet per tu diskutuar. Por Interi eshte ne gare per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.