Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura: “Perpara mediave nuk ndel Inzaghi por Farris: ja arsyeja. Me sa duket tekniku nuk…”

Inter, ndodh e papritura: “Perpara mediave nuk ndel Inzaghi por Farris: ja arsyeja. Me sa duket tekniku nuk…”
Inter Club Staff

Inter ka dhene pergjigjen e saj ne fushen e lojes, nje pergjigje qe te gjithe prisnin: 5-0 ndaj Salernitanes.

Nderkohe, perpara mikrofonave nuk ka dale Simone Inzaghi por ndihmesi i tij, Massimiliano Farris ne menyre te papritur.

Me sa duket Simone Inzaghi e ka pasur te pamundur per te dhene interviste per shkak se ka humbur te gjithe zerin gjate ndeshjes.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e zevendesit te Inzaghit:

Kjo ishte pergjigja qe prisnit te gjithe si staf?

“Po, sepse ne kete menyre vetem mund te ecim perpara, duke lene prapa cdo gabim qe kemi bere ne te kaluaren.”

“Eshte normale pastaj te leme ndonje pike duke pare edhe sa ndeshje luhen radhazi. Gjithesesi, Salernitana ka pasur nje sjellje me kurajo sot.”

“Skuadra ka bere gjithcka nderkohe. Te shohesh Dzeko dhe Lautaron te gezojne ka qene maksimumi per neve.”

A keni bere nje pune te ndryshme me elemente si Barella?

“Me kaq shume ndeshje te aferta, te shkosh ne fushe dhe te stervitesh njesoj, eshte e veshtire per kedo.”

“Kemi punuar psikologjikisht, kemi folur me djemte dhe i kemi thene qe lodhja ndodhej te koka.”

“Nuk kishim te dhena qe flisnin per nje renie fizike. Nuk kemi pasur kurre dyshime te Lautaro apo te Barella. Sot eshte kthyer Interi qe ne njohim.”

Pozicioni i Barella dhe Calhanoglu e keni studiuar keshtu?

“Keto ndryshime pozicioni ndodhen per shkak se i shkoi loja. Do te analizojme gjithmone cdo gje qe ndodh ne fushe.”

“Ne dy ndeshjet e fundit kemi humbur pak formen tone. Ne Genova kemi provuar te vertikalizonim duke qene se ata spo na linin te benim lojen tone.”

“Por sot kemi pasur force ne mesfushe me Brozovic, Calhanoglu dhe Barella.”

Sa e rendesishme do te jete ndeshja ne Anfield?

“Nuk do te jete e thjeshte fare qe te bejme rezultat atje. Disa ndeshje e ndjen motivimimin vete. Do te shkojme ne Anfield, te luajme per Champions.”

“Do te nisemi ne disavantazh, por do te tentojme nje ndeshje prej Interi. Kemi luajtur shume mire ne ndeshjen e pare.”

“Ajo qe kemi thene me njeri-tjetrin eshte se fatin tone e kemi vete ne dore. Nese fitojme ndeshjet cdo gje mund te arrihet.”

Inter ka gjetur menyra per te luajtur pa u varur nga Brozovic?

“Po, e drejte. Marcelo tashme ka nje lojtar gjithmone pas vetes, po e bejne te gjithe, cdo skuader qe kemi perballe.”

“Ai eshte nje njeri qe do te mbaje topin, te mbeshtese shoket. Por kur nuk mundet, atehere ne e kemi zgjidhjen tone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.