Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

954 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ndodhet ne Kine: Do te mbyllet me Suning apo del ne skene nje parner i ri?

Inter Club Staff

Delegacioni Interist eshte ne Kine. Prezent atje eshte Bolingbroke, Gardini dhe shume shpejt do te bashkohet edhe Thohir e te tre bashke do te flasin per te ardhmen e klubit. Pervec Suning, mund te futet ne skene edhe nje investitor i ri i fuqishem.

Thohir kerkon qe te mbylle sa me shpejt me Suning. I gjithe Interi ndodhet aktualisht ne Kinen e larget: CEO i Interit Bolongbroke, CD i Interit Williamson, CF i Interit Gardini dhe ne pamje te pare duket se kemi ardhur ne metrat final te hyrjes se Suning ne klub. Por nuk eshte per tu perjashtuar se ky udhetim ka te beje me nje investitor te ri ne Kine qe deshiron aksionet e Interit. Nderkohe drejtuesit zikalter jane ne pritje te Presidentit Thohir e me pas do te fillojne bisedimet per nje nga ceshtjet me te rendesishme te se ardhmes se klubit. Hyrja ne klubin zikalter te Suning, sipas asaj qe eshte vendosur nga takimet ne Milano, do te kalonte 20-35% te aksioneve ne pronesi te kinezeve; Interi nderkohe ne kembim do te ofroje konsulence futbollistike per te rritur nivelin e futbollit ne Kine.

Ne javet e fundit nuk jane bere shume hapa te medhenj perpara ne kete tratative dhe Interi duhet te vleresoje klubin nga e para per te pare se sa kushtojne ne treg 20-30% e aksioneve. Kalimi i vertete i aksioneve mund te ndodhe ne nentor dhe mbrapa, atehere kur do te skadojne edhe paktet e Thohir me Morattin.Gjithmone duke pasur ne mendje se me Suning Interi nuk ka asnje detyrim dhe mund te hyje ne skene edhe ndonje kompani tjeter Kineze.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.