Inter, ndryshimi i dates se derbit sjell lajme te keqija per Inzaghin? “Ai eshte shume i shqetesuar: i bie te kete vetem…”
Rikthehet frika e madhe e pushimit te kombetareve. Kesaj radhe nuk ka lojtare te grumbulluar ne Europe, me perjashtim te italianeve qe do te jene ne dispozicion te Mancinit per nje prove.
Por amerikano latinet do te luajne rregullist, me perjashtim te Correa qe eshte i demtuar dhe Vidal qe eshte i skualifikuar.
Ne krye te detyres do te jene Lautaro, Vecino dhe Sanchez. E ne vecanti, Inzaghi ka frike nga ndonje surprize e pakendeshme ne sulm.
Kjo per shkak te situates emergjente qe Interi po kalon ne kete moment duke pare edhe demtimin e fundit te Correa.
Por duket se kalendari nuk e ndihmoi aspak Interin, me Inzaghin teper te shqetesuar pas dites se djeshme.
“Kjo sepse derbi eshte vendosur te luhet diten e shtune tashme, dhe Inzaghi do te jete i detyruar te shohe ndeshjet e Lautaro dhe Sanchez ne daten 1 dhe 2 shkurt, e me pas ti prese te enjten me 3 shkurt ne Milano.”
“Pra ata do te vine vetem 48 ore para, dhe do te bejne vetem nje stervitje, qe eshte ajo e fundit perpara nje ndeshje.”
“Nje problem me shume per te gjithe, sidomos kur mendon se pas Milanit e ka radhen Roma, Napoli dhe Liverpool.”