Inter, ndryshon gjithcka per te ardhmen e Sensit? “Marotta ka nje propozim te ri per klubin e Sassuolos.”
Demtimi i radhes per Stefano Sensin ne radhet e Interit dhe keshtu per te ka qene nje sezon shume i pafat.
Lojtari ka pesuar nje demtim tre dite me pare dhe nese i numeron me kujdes demtimet, ky eshte demtimi i peste ne vetem pak kohe.
Shume per nje lojtar kaq te rendesishem si ai qe ne ndeshjet e para te Serie A ishte kthyer ne nje nga njerezit me te rendesishem te Interit.
Por pikerisht per keto demtime te shpeshta dhe per faktin se blerja e tij nuk eshte mbyllur, Interi po mendon qe te ridiskutoje termat e marreveshjes me Sassuolon.
Sipas asaj qe shkruan e perditshmja italiane Libero, Marotta ka menduar dicka te re per ti propozuar Sassuolos.
“Interi eshte e bindur per ta mbajtur lojtarin, kete gje ja ka premtuar edhe drejtorit te pergjithshem te Sassuolos Carnevali.”
“Blerja do te behet. Por demtimi ka ndryshuar pak mendimin e zikalterve.”
“Me sa duket, pas demtimit te disate te Sensit, Marotta ka menduar te beje nje propozim totalisht te ri per te ardhmen e tij.”
“Administratori i deleguar i Interit do i ofroje Sassuolos zgjatjen e huazimit me nje vit tjeter qe te testoje akoma me shume Sensin. Ai nuk eshte i bindur per te investuar 20 milione euro apo me shume per te ne kete periudhe.”
“Por ne kete moment mendohet se kjo oferte do te refuzohet pa u menduar dy here nga ana e Sassuolos.”