Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

863 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndryshon klauzola e Brozovic: ja shifra e re! Por ka nje problem: eshte e ulet perseri…

Inter, ndryshon klauzola e Brozovic: ja shifra e re! Por ka nje problem: eshte e ulet perseri…
Ardis
  • On 10/10/2018, 18:19

Kroati po behet gjithnje e me shume i rendesishem ne fushen e shahut zikalter.

Marcelo Brozovic eshte gjithmone e me shume “epik”. Mesfushori kroat eshte shume i rendesishem ne 11 e Spalletti-t, qe e ka konvertuar ne nje mesfushor total, ne gjendje te filloje dhe te ndertoje aksionin, por ne te njejten kohe te rekuperoje topa pafund ne mesfushe.

Dhe, sic e ve ne dukje Gazzetta dello Sport, tekniku dhe Inter-i e mbajne afer: “gatishmeri maksimale vetem per derby-n, Kroacia mund te prese. Inter-i jo”.

“Nuk eshte rastesi qe shoqeria zikalter po pershpejton kohen per te rinovuar kontraten, duke mos e eleminuar klauzolen e shitjes se kroatit, sic ishte ne fillimet e veta 50 milione €, por me nje ndryshim, 10 milione € me shume.

“Duhet nje sforco e madhe financiare per te rrembyer Brozovic nga Inter-i.”

“Spalleti me Brozo-n kane bere nje pakt: i ringjallur ne momentin e fundit per tu shitur, janarin e kaluar, tekniku zikalter e ka lidhur fatin e tij ne duart e kroatit edhe kete vit, duke preferuar te mos nderhyje ne minuten e fundit ne merkato ne sektorin e mesfushes – nderkohe qe Inter-i po ndiqte me interes situaten e Modric – por duke i kerkuar shoqerise nje sforco ne drejtim tjeter (Keita).”

“Po, eshte e vertete, qe basti eshte i rrezikshem, por Brozo eshte duke e fituar. Dhe ne kete menyre Inter-i po merr forme”.

Gjithesesi shume tifoze pas ketij lajmi jane shprehur se 60 milione klauzole per nje lojtar si Brozovic jane shume pak duke pare shifrat qe qarkullojne ne merkaton europiane te futbollistave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.