
Inter, ndryshon komplet skenari per Sanchez? “Me sa duket Marotta po mendon seriozisht per…”
Eshte nje Alexis Sanchez teper i motivuar keto kohe dhe po tregon me vepra ne fushe te gjithe punen qe ka bere keto kohe.
Ai duket i rikthyer ne forme dhe po ben vertete shume mire ne cdo moment qe Inzaghi vendos ta hedhe ne fushe.
Veren e kaluar, drejtuesit e Interit kane menduar gjate per te ardhmen e tij dhe ai ka qene ne rrezik te forte.
E njejta gje edhe gjate muajt dhjetor, perpara se te fillonte merkato e dimrit, duke qene se Alexis ishte edhe i pakenaqur.
Por duket se tashme historia ka ndryshuar totalisht: “Ai eshte shume i zoti dhe i vlefshem kur eshte ne forme dhe po e tregon ne fushe kete gje.”
“Ne kete moment qe po flasim, eshte folur shume per kontraten e tij te rende prej 7 milione eurosh qe e pret nga viti 2022 deri ne 2023 ne sezonin e ardhshem.”
“Alexis mund te largohet nese Interi i paguan gjysmen e kesaj page, keshtu shkruhet ne kontrate, por me sa duket dicka mund te ndryshoje perfundimisht per te.”
“Marotta po mendon seriozisht ti ofroje lojtarit nje rinovim, duke i dhene mundesine te qendroje te Interi, dhe keto 7 milione euro ti ndaje ne te pakten dy sezone. Pra, ai do te merrte te njejten rroge, por ne dy sezone te ndryshme.”
“Nderkohe lojtari po afrohet gjithmone e me shume me tifozet e Interit te cilet tashme e vleresojne akoma edhe me shume se me pare.”