Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

596 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndryshon totalisht skenari per Lautaro Martinez? Gazzetta: “Te gjitha gjerat te bejne te mendosh se Lautaro ne fund…”

Inter, ndryshon totalisht skenari per Lautaro Martinez? Gazzetta: “Te gjitha gjerat te bejne te mendosh se Lautaro ne fund…”
Inter Club Staff

E hena e dates 7 korrik do te jete nje dite shume e rendesishme per te kuptuar te ardhmen e Lautaro Martinez.

Pse? Shume e thjeshte: ne kete date, ne diten e pare te javes se ardhshme, do te skadoje klauzola prej 111 milione euro e Lautaro Martinez.

Pas kesaj date, cdo klub, perfshire edhe Barcelonen, do duhet qe te flase me Interin nese duan ta blejne lojtarin dhe kjo klauzole nuk mund te perdoret me.

Por per La Gazzetta dello Sport, sot per sot, e ardhmja e Lautaro Martinez eshte me zikalter se kurre dhe ata tregojne me detaje situaten e lojtarit.

“Ne te ardhmen, gjate javeve ne vazhdim, kontaktet me Barcelonen do te rikthehen qe te jene te shumta.”

“Kjo sepse Barcelona do te tentoje te zhbllokoje situaten dhe per te marre Lautaron ne katalunje.”

“Por Interi nderkohe ka shume prioritete te tjera. Dy misione qe do te ndihmojne klubin zikalter te permiresohet akoma me shume.”

“Goditja e Hakimi nderkohe, ndryshon totalisht ekuilibrat e cdo situate ne merkato. Eshte nje tregues i qarte se Interi nuk eshte ne veshtiresi ekonomike.”

“Gjithesesi, klauzola qe skadon te henen te ben te mendosh se ne fund El Toro do te qendroje si zikalter. Keshtu Interi do mund te perqendrohet ne goditjet e radhes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.