Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 21, 2021

Scroll to top

Top

290 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndryshon vendimi i marre nga drejtuesit per Moses? Ja ideja e re e Marottes dhe Ausilios!

Inter, ndryshon vendimi i marre nga drejtuesit per Moses? Ja ideja e re e Marottes dhe Ausilios!
Inter Club Staff

Ne shtepine e Interit po mendohet me kujdes se si te perforcohet ne krahet e saj, nje rol ky thelbesor per lojen e Antonio Contes.

Por me sa duket, mbetet totalisht per tu vendosur e ardhmja e lojtareve te krahut qe jane aktualisht ne skuader.

Nder to, nje lojtar qe duhet te fitoje rikonfirmimin eshte edhe Victor Moses, i ardhur ne janar ne huazim nga skuadra e Chelsea.

Sipas Corriere dello Sporto, nigeriani ne kete moment nuk konsideroht nje zgjedhje e pare, por edhe pse ne fillim u duk se Interi kishte marre nje vendim per largimin e tij, ka nje skenar qe mund te favorizoje qendrimin e tij ende ne skuadren zikalter.

Ja cfare shkruan Corriere dello Sport ne faqet e saj: “Me 7 paraqitje, per nje total 359′ minutash, nuk mund te behet nje vleresim perfundimtar.”

“Per ta blere nga Chelsea gjithesesi do te duhen plot 12 milione euro: nje shifer jo shume e larte, por duke pare krizen e pandemise, ndryshon cdo prespektive.”

“Plani per sezonin e ardhshem eshte ai qe te perforcohen te gjithe krahet e mesfushes dhe Moses, nuk do te ishte zgjedhja e pare e Interit.”

“Por edhe pse ne nje moment te pare u duk se Interi nuk do e mbante lojtarin ne skuader, duket se drejtuesit po mendojne ti propozojne Chelseat nje skenar tjeter: huazimin edhe per nje vit tjeter te lojtarit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.