Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

547 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne Europa League eshte gati rikthimi i madh ne skuader? Conte po buzeqesh!

Inter, ne Europa League eshte gati rikthimi i madh ne skuader? Conte po buzeqesh!
Inter Club Staff

Edhe dy ndeshje deri ne perfundim te Serie A, kunder Napolit dhe Atalantes, dhe me pas Interi do te mendoje vetem per Getafen ne Europa League.

Tekniku i Interit, Antonio Conte, shpreson ti kete te gjithe ne dispozicion dhe shpreson mbi te gjitha te kete te gatshem shume shpejt edhe lojtaret e demtuar

“Te gjithe po presin rikthimin e madh tek Interi: Stefano Sensi, sensacioni i fillimi te sezonit qe po rrit xhirot dhe po afrohet me fushen e lojes.”

“Ai mund te rikthehet keshtu ne dispozicon te Contes shume shpejt. Lojtari eshte jashte fushave qe ne daten 19 qershor per faj te nje demtimi muskular ne kemben e djathte.”

“Sensi po punon ende i vetem ne Appinao Gentile, por intensiteti i stervitjes se personalizuar ka filluar te rritet ndjeshem.”

“Objektivi eshte te rikthehet ne grup perpara fundjaves qe vjen, dhe qe te jete gati ndaj Getafes ne Gelsenkirchen.”

“Conte mund te gjejeje nderkohe kunder Napolit edhe nje lajm tjeter te mire: mund te rikthehet Stefan De Vrij, i cili ka qene jashte kunder Genoas per nje demtim ndaj Fiorentines.”

“Lojtari ka bere nxemjen me te gjithe shoket e skuadres edhe ne Genoas: eshte nje sinjal i mire ky per nje rekuperim te menjehershem te tij”, lexohet te La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.