Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne Itali ka shperthyer nje levizje e re ANTI-INTER: “E pabesueshme, por tani po sulmojne Interin per 5 zevendesimet.”

Inter, ne Itali ka shperthyer nje levizje e re ANTI-INTER: “E pabesueshme, por tani po sulmojne Interin per 5 zevendesimet.”
Inter Club Staff

Ne nje debat te mirefillte direkt, fjala e duhur per tu thene do te ishte “nuk di me ca te shpikesh, sepse po ja fut kot”.

Ne nivel polemike ne futbollin italian, kjo me pas eshte dicka qe tregon nivelin e ulet, shume te ulet te mediave ne pergjithesi.

Por, kush eshte nje tifoz i vjeter, me keto gjera eshte mesuar vit pas viti tek Interi, sepse Mancini ne fillim dhe me pas Mourinho, e kane pesuar mbi shpine jave pas jave.

Polemikat e reja kane bezdisur edhe Esteban Cambiasson ne ditet e fundit, qe eshte edhe nje person teper i qete por qe nuk ka duruar dot dhe ka shperthyer.

“E dini cfare dilte ne pah pas cdo ndeshje te Interit? Se si Interi kishte kaq shume lojtare te huaj. Ishte e pamendueshme.”

“Por kujt i plaste se Stankovic ishte italian apo jo? Ajo qe kishte rendesi ishte interizmi i Stankovic, nje si ai qe dashuron bluzen eshte dicka shume e rralle ne futboll.”

“Une ju zbuloj se kritikat per nje Inter shume “te huaj” me shqetesonin jo pak.”

Keto kane qene fjalet e Cambiassos dite me pare per nje interviste per Paolo Condo ne librin “La storia dell’Inter in 50 ritratti”.

ITALIANET E SKUADRES NUK INTERESOJNE ME

Qe kur ka ardhur Beppe Marotta tek Interi, italianet jane shtuar ne menyre te ndjeshme por tashme, tema kryesore e debateve ne media italiane, nuk eshte me kjo.

Atalanta e endrrave te Gasperinit, eshte praktikisht nje skuader multi-etnike, dhe nuk eshte pare kurre si nje skuader “qe shkon kunder kampionatit italian se ka pak italiane ne skuader”.

Por nderkohe qe mendonim se me polemiken sterile te lojtareve te huaj ishte arritur fundi i nivelit mediatik (per te mos folur per te rinjte qe shiten), por ne oret e fundit kemi zbuluar se nuk eshte aspak keshtu.

AVANTAZHI I TRUMBETUAR I INTERIT

Dhe keshtu, gjejme perballe nje Inter qe fiton fale zevendesimeve te Sensi, Hakimi, Vidal, Nainggolan dhe Sanchez.

Dhe cfare ndodh? Atehere jo, nuk mundet. Nuk mundet te fitoje Interi keshtu.

“Nuk eshte e drejte” po thone per skuadrat e tjera, sepse ky rregulli i pese zevendesimeve ndihmon skuadrat e medha (nuk e keni idene se cfare zbulimi) dhe c’natyron futbollin.

Sa keq, qe ky rregull eshte konfirmuar ne nivel kombetar dhe nderkombetar ne te gjithe kampionatet me te medha: Premier League ben perjashtim vetem.

Do te jete keshtu ne Itali, France, Gjermani, Spanje dhe Europa League dhe Champions League. Eshte keshtu prej muajsh.

Por problemi eshte sot. Pikerisht sot. Dhe del sepse “Interi ka nje skuader te dyte per te hedhur ne fushe”, jane gjynah te voglat.

“Conte ka organikun me te forte, pastaj keto 5 zevendesime c’natyrojne futbollin, praktikisht Conte ndryshon gjysmen e skuadres”, ka thene nje gazetar dje ne mengjes, tifoz i njohur i nje skuadre qe ka dale ne vendin e pare vjet.

Dhe keshtu, avantazhi i madh i Sarrit qe vjet kishte dy skuadra, alternativat e Maestro Pirlos behen ne menyre te cuditshme nje avantzh i Interit vetem. Nje avantazh i atij qaramanit Conte.

Nje polemike sterile qe kalon nivelin edhe te nje debati bastard ne nje lloto. Nje rregull europian, qe ishte nje rregull shume i mire kur Interi fuste ne fushe Esposito dhe Agoume se skishte tjeter.

Nderkohe, me Vidal dhe Hakimi nuk ben. Eshte nje rregull qe ndihmon Interin.

Interi nderkohe nga ana e saj do e perfeksionoje kete gje, ndersa ne mendjet e vogla te gazetareve pritet depresion i thelle.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.