Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

609 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne kerkim te Cancelo-s se ri: keto jane gjashte lojtaret ne gare per te zevendesuar portugezin

Inter, ne kerkim te Cancelo-s se ri: keto jane gjashte lojtaret ne gare per te zevendesuar portugezin
Inter Club Staff

Pas deshtimit te shfrytezimit te se drejtes se blerjes per Joao Cancelos, ne shtepine Inter shume shpejt do te filloje ‘casting’ ne kerkim te mbrojtesit te krahut te djathe titullar per sezonin e ardhshem.

Ky eshte nje kerkim qe nuk do te jete i thjeshte tregojne mediat italiane (sepse mbi te gjitha do te pritet korriku), edhe pse klubi zikalter ka filluar qe tani qe te studioje me kujdes disa profile lojtaresh te ndryshem.

Interi po studion terrenin per disa goditje, por gjithashtu po ndjek me kujdes se si mund te zhvillohen disa situata.

Zikalterit jane gati per shembull te hidhen ne sulm nese Roma nuk gjen marreveshjen per rinovimin e kontrates se Alessandro Florenzi (apo nese Matteo Darmian nuk kalon ne Torino tek Juventusi), Ausilio do te ishte gati per te bere levizjet e tij.

Nese do te kishte dore te lire, drejtori sportiv i Interit do te hidhej ne sulm me siguri direkt per Sime Vrsalko qe per moshen qe ka, profilin, eksperiencen nderkombetare dhe kapacitetin per te luajtur ne te dyja fazat shume mire, shikohet si perfekt nga Ausilio dhe eshte i preferuari i listes.

Por per momentin nuk ka baza per nje tratative.

Interi gjithashtu ka marre informacione edhe per Zappacosta, per te cilin Chelsea nuk ben ulje, ndersa per Cristiano Piccini, nje nder lojtaret e shumte qe mund te largohet nga Sporting, nuk duket se ka dicka reale edhe pse ai i eshte propozuar nga nje kompani ndermjetesuese agjentesh Interit.

Tjetri ne liste eshte lojtari i Barcelones, Aleix Vidal qe nga te gjithe cilesohet si nje profil shume sulmues dhe jo shume i mire ne fazen mbrojtese. Por nese Interi do te vendoste per te, ai do te vinte me nje operacion te ngjashem si ai i Rafinhas ne Appiano.

Gjithesesi Vidal ka disa PRO te rendesishme: kartoni i tij eshte i lire sepse duke pare se eshte ne skadence kontrate ne qershor 2020, ne bilancin e tyre ai vlen vetem 7 milione euro dhe me blaugranet cmimi i tij eshte amortizuar ne 3 vitet e kaluara ne katalonje.

Plus kerkesa e Barcelones nuk mund te jete kurresesi e larte per nje lojtar qe ka luajtur vetem 4 ndeshje si titullar ne La Ligen e fundit.

Por nga ana e kundert, duket e pamendueshme qe Barcelona te kerkoje bashke me huazimin edhe detyrimin e blerjes nga ana e Interit, sepse nese zikalterit nuk vendosin ta blejne ne fund te huazimit ai do te rikthehej ne Barcelone me vetem nje vit kontrate e ata do te rrezikonin ta humbisnin me zero.

Ne fund, dy emrat e tjere jane ekonomikisht avantazhuese dhe pistat jane ato te Bereszynski nga Sampdoria dhe Kadarabek nga Hoffenheim.

I pari mund te vije fal mardhenieve shume te mira me Sampin ndersa i dyti eshte zbuluar nga scout-at zikalter te cilet ja kane sugjeruar Ausilios duke thurur edhe mjaft elozhe per te e duke e cilesuar si te gatshem per Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.