Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 14, 2019

Scroll to top

Top

351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne kerkim te mbrojtesit te krahut. Zikalterit po punojne me agjentin e Vrsaljko qe…

Inter ne kerkim te mbrojtesit te krahut. Zikalterit po punojne me agjentin e Vrsaljko qe…
Bujar Berishaj

Inter nuk e ka ndermend te dorezohet per Sime Vrsaljko.

Mbrojtesi i Atletico Madrid, i impenjuar keto jave me perfaqesuesen e Kroacise ne Boterorin e Rusise, eshte nje prej emrave ne listen e Piero Ausilio per rolin e mbrojtesit te krahut te djathte qe ka nevoje per perforcim.

Ashtu sic raporton redaksia e kanalit satelitor Premium Sport, ne oret e fundit klubi zikalter ka punuar seriozisht me Giuseppe Rison, agjentin e ish-lojtarit te Sassuolos.

Klubi i Zhang Jindong po kerkon qe te sjell lojtarin ne Itali me klubin nga Madrdi qe vlereson lojtarin e krahut me rreth 25 milione euro.

Colchoneros per momentin marrin ne konsiderate vetem oferta per shitje me titull perfundimtar kurse Interi do te preferonte nje huazim me te drejte blerje.

Sime Vrsaljko nuk duket te bej pjese ne planet e trajnerit argjentinas Diego Simeone dhe keshtu pritet te largohet nga Wanda Metropolitano me Atletico Madrid qe ka gati zevendesuesin per te, behet fjale per francezin Sidibe.

Me nje transferim eventual te tij ne Milano, reparti i mbrojtes se Interi do te perforcohej akoma me shume pas ardhjes se Stefan De Vrij dhe Kwadwo Asamoah (te dy me parametra zero nga Lazio dhe Juventus respektivisht).

Kujtojme qe emrat tjere per rolin e mbrojtesit te krahut te djathte per skuadren e Spallettit jane edhe Alessandro Florenzi qe megjithate mund te rinovoj me Romen, por edhe Matteo Darmian dhe Davide Zappacosta.

Nga sezoni i kaluar, sa i perket mbrojtesve te krahut, Interi ka larguar Davide Santon qe ka perfunduar te Roma ne operacionin qe ka sjellur Radja Nainggolan ne Milano kurse nuk eshte shfrytezuar e drejte e blerjes per Joao Cancelo per arsye tashme te njohura.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.