Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

726 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne kerkim te nje partneri per Brozovic: ja gjashte opsionet per mister Spallettin. Ke preferoni?

Inter, ne kerkim te nje partneri per Brozovic: ja gjashte opsionet per mister Spallettin. Ke preferoni?
Inter Club Staff

Le te themi qe ka qene e vetmja puzzle i pa plotesuar per Spallettin ne kete merkato nga ana e Interit. 

Vrapimi per Modric dhe deshtimi per Vidal beri qe Spalletti ne mesin e fushes te qendronte me njerezit qe kishte.

Keshtu, tekniku italian ka bere me dije se Brozovic do te jete njeriu kyc ne mesfushe duke pare se cfare ka dhene ne gjysme sezonin e kaluar por ajo qe nuk eshte vendosur eshte se kush do te luaje pekrah atij

Ne ndeshjen e pare ndaj Sassuolos, partneri i tij ka qene Vecino: por pervec uruguajanit Spalletti ka pese opsione.

Ne fund, pasi te lexoni te gjitha alternativat mund te votoni te preferuarin tuaj:

VOTA IL TUO PREFERITO

LARGPAMESIA

Ne syte e te gjitheve eshte ai gol i shenuar ndaj Lazios ne Olimpico, nje gol qe as me shume e as me pak, por i dha Championsin Interit. Spalletti beson shume tek Vecino qe ne sezonin e kaluar nuk tregoi dot repertorin e tij per shkak te problemeve me pubalgjine. Uruguajani eshte nje miks i mire ndermjet fizikut dhe teknikes dhe ne sezonin e kaluar ka treguar qe mund te jete i dobishem edhe ne zonen e rreptesise. Skuadrat romane duhet te dine dicka me shume…

Prezenca 2017/18: 31
Gola 2017/18: 3
Assist 2017/18: 3

URTESIA

Vitin e kaluar ka qene nje nga notat pozitive te fillimit te mire te sezonit te Interit. Spalletti e shikon si nje opsion per trekuartist ku ka me shume mundesi qe te mbaje topin ashtu sic di ai. Por mund te ndihmoje edhe me prapa si mediano, sidomos kur duhet te ulet ritmi dhe te mbahet me shume dhe me mire topi.

Prezenca 2017/18: 37
Gola 2017/18: 2
Assist 2017/18: 0

INTELIGJENCA

Eshte surpriza e vertete e merkatos se Interit. Te gjithe ishin te bindur se mund te besohej tek ganezi, por nuk pritej qe nje lojtar kaq i dobishem te kishte ardhur tek Interi sepse kete gje e ka treguar menjehere sapo ka filluar seozni. Nuk ka harruar koherat e tij tek Udinese kur luante si mesfushor dhe ne ate pozicion ne miqesore me Interin ka bere shume mire. Ka inteligjencen e duhur per te bere mire edhe ne qendren e mesit te fushes.

Prezenca 2017/18: 26
Gola 2017/18: 0
Assist 2017/18: 1

FIZIKU

Sigurisht qe eshte me fiziku nga te gjithe mesfushoret ne dispozicion te Spallettit. Ne pjesen qendrore te sezonit te kaluar ka treguar se ka nje kuptueshmeri mjaft te madhe me Brozovic dhe shume mendonin se ajo dyshe mund te ishte ajo perfundimtare. Por demtimi dhe mungesa e vazhdimesise gjate sezonit ka bere qe te mos jete ne pole position. Por ish-lojtari i Atalantes mund te jete arma me shume e Interit sidomos ne ndeshje kur duhen perplasjet ne mesin e fushes.

Prezenca 2017/18: 32
Gola 2017/18: –
Assist 2017/18: –

DEPERTUESI

Eshte pika e dobet e zikalterve, blerja me e rendesishme e Interit. I kerkuar me ngulm nga Spalletti, il Ninja eshte trekuartisti qe sulmon kundershtaret dhe qe mungoi sezonin e kaluar. Nuk eshte e thene qe ne rast nevoje belgu te zbrese me poshte dhe te luaje si mesfushor qendre madje te kerkoje te bllokoje sulmet por edhe te ndertoje qe nga me pas. Ai mund te beje diferencen me depertimet e tij.

Prezenca 2017/18: 42
Gola 2017/18: 6
Assist 2017/18: 11

I RIKTHYERI

Nuk duhet te ishte fare tek Interi sepse kjo ishte deshira e tij por per mungese alternativash apo per mungese ofertash te nivelit te duhur, Joao Mario eshte rikthyer tek Interi e mund te qendroje ne Milano. Me perjashtim te ndonje oferte surprize nga tani e deri ne fund te gushtit, portugezi duhet te fitoje besimin e ambjentit ne radhe te pare. Tekniku i Interit me pas do te filloje te mendoje per te dhe pse jo, te tentoje qe te mos humbase investimin e bere per lojtarin. Ne Itali nuk ka arritur dot te tregoje vlerat e tij. Te jete viti i duhur?

Prezenca 2017/18: 14 (West Ham) – 15 (Inter)
Gola 2017/18: 2 (West Ham)
Assist 2017/18: 1 (West Ham) – 5 (Inter)

TANI ESHTE KOHA PER TE VOTUAR! 

Jepni mendimin tuaj tek komentet se cili mendoni se eshte lojtari me i mire qe mund te jete shok reparti me Brozovic…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.