Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne loje jane plot 28 milione euro per kater lojtare: “Ja pse Marotta po mundohet me te gjitha menyrat…”

Inter, ne loje jane plot 28 milione euro per kater lojtare: “Ja pse Marotta po mundohet me te gjitha menyrat…”
Inter Club Staff

Shitjet ne fillim dhe pastaj blerjet. Situata e perditshme e kases se Interit i ka shtyre drejteusit zikalter qe te operojne ne fillim me largimet dhe me pas te merren me blerjet.

Kjo situate eshte pasqyruar me se miri edhe diten e sotme nga Calcio dhe Finanza ku sipas tyre ka disa lojtare qe edhe pse ne dukje nuk kane peshe, rendojne jo pak Interin nga ana financiare.

Sipas tyre, keta lojtare jane kater dhe te gjithe ata konsiderohen si lojtare ‘jashte projektit te Interit’.

Behet fjale per Andrea Ranocchia, Kwadwo Asamoah, Henrique Dalbert dhe Joao Mario, te cilet jane shume afer largimit.

Le te marrim per shembull Joao Mario dhe Dalbert, dy lojtare qe nuk jane aspak ne projektin taktik te Contes.

Per sa i perket portugezit, kosto vjetore ne bilanc eshte plot 11.773.749 euro, ndersa per braziliani peshon plot 6.295.455 milione euro ne vit.

Ndermjet Ranocchia (afer Genoas), Asamoah dhe Dalbert me Joao Mario, po flasim per nje shifer qe afrohet tek 28 milione euro.

Per te qene te sakte, 27.912.535. Pra, eme pak fjale, duhen shitur te gjithe lojtaret e mundshem qe nuk hyjne ne projektin zikalter dhe numrat e tregojne me se miri kete gje.

Prandaj edhe Marotta po mundohet me te gjitha menyrat per ti shitur: 28 milione euro kursim per Interin nga keta lojtare do te ishte nje frymemarrje e madhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.