Inter ne lufte me Juven per Serie A? Ja skuadra qe ka ndermend te ndertoje Marotta!
Mungon edhe pak nga ardhja e Beppe Marotta-s tek Inter-i. Shume shpejt ish drejtuesi bardhezi do te filloje te punoje per klubin zikalter dhe do te planifikoje skuadren per sezonin 2019-2020, viti ku Inter-i do te luftoje me Juventus-in per skudeton.
Suning kerkon qe te risjelle Inter-in ne krye dhe zgjedhja e Beppe Marotta-s eshte ne te njejtin drejtim. “Marotta do te punoje me Ausilio-n dhe Gardini-n dhe do te perqendrohet mbi veren e ardhshme, duke pare se ne merkaton e janarit, Interi do te beje shume pak rregullime”.
“Nga dita e pare e qershorit Inter-i do te kete me shume liri persa i perket temes se Fair Play Financial, por mbi te gjitha nuk do te jete nevoje per nje tjeter revolucion sic ndodhi kete vere, ku u transferuan 7 lojtare te rinj sebashku me rikthimin e Joao Mario-s”.
“Brenda 8 muajve Marotta, nese rritja e skuadres do te konfirmohet, nuk do ti duhet qe te punoje mbi sasine, por do te fokusohet mbi riforcimin ne aspektin e cilesise ne cdo repart”.
“Dhe menjehere te shkon mendja mbi te gjitha te Luka Modric, kampioni kroat tashme i ndjekur nga Inter-i veren e kaluar dhe gjithmone ne pritje per tu larguar nga Madrid-i: Marotta me Real-in beri te mundur transferimin e Cristiano Ronaldo-s, mund te tentoje transferimin surprize”, lexohet ne Tuttosport.
Mesfushori kroat i Real Madrid nuk eshte i vetmi objektiv i Inter-it qe, pikerish ne mesfushe, do te provoje qe te rrise cilesine. “Nje ‘tru’ dhe nje mediano qe kombinojne shume vrap dhe realizimin e golave”.
“Ne sektorin e pare bejne pjese Modric, Rabiot, francezi i PSG-se eshte ne skadence kontrate, dhe Marotta do te provoje qe te marre perpara Juventus-it dhe Barcelone-s, dhe te djaloshin e ri Tonali (kerkohet nga e gjithe Serie A)”.
“Ndersa per sektorin e dyte me shume vemendje po ndiqet Herrera i Porto-s, i cili eshte ne skadence kontrate, ose Nicolo Barella. Mbas kesaj, goditja e rradhes do te jete ne repartin e sulmit, tek sulmuesit e krahut, ku Keita dhe Candreva jane ne dyshim”.
“Endrra eshte Chiesa, nje plan i mundshem ‘B’ i kushtueshem eshte Martial i Manchester United ose Lozano i PSV Eindhoven. Dhe ne fund do te kete ndonje rregullim ne repartin e mbrotjes, persa i perkete qendermbrojtesave”.
“Dy jane mundesite: nje lojtar i ri midis Andersen (Sampdoria), Mancini (Atalanta) dhe nje rikthim i mundshem i Bastoni-t. Ose nje veteran ne skadence kontrate si Godin (Atletico Madrid), ose Vertonghen (Tottenham). Per zevendesuesin e Handanovic, vemendje ndaj Cragno ose Radu”, shkruan Tuttosport.