Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne mendjen e Spallettit ka fituar pike Keita ndaj Perisic: ndaj Juves me shume mundesi…

Inter, ne mendjen e Spallettit ka fituar pike Keita ndaj Perisic: ndaj Juves me shume mundesi…
Inter Club Staff

Duket shume e shpejte rruga qe po ngjit Keita Balde nga pankina deri tek vendi i titullarit. 

Motivet? Keto i ka nxjere na pah sot Gazzetta dello Sport qe ka shpjeguar se pse eshte pershpejtuar kaq shume rritja e lojtarit ne javet e fundit:

“Gola por edhe sepse ofron dicka me shume se Perisic ne kete moment: edhe pse ne Rome ata kane luajtur bashke dhe kane nderruar shpesh krahet per ta bere sulmin e Interit me te paparashikueshem.”

“Gjithesesi kandidati kryesor per tu ulur ne pankine per ti lene vendin Keita eshte pikerisht Perisic qe eshte shume larg Ivanit qe njohim te gjithe.”

“Te luaje ai si titullar pikerisht perpara Perisic mund te jete levizja e duhur e Spallettit edhe per te ringjallur kroatin. Por 5 milionet e investuar nga Ausilio per huazimin e Keita mund te behen shume shpejt 34 nese ai vazhdon me keto ritme dhe tregon ne fushe se ja vlen te blihet nga ana e Interit.”

“Zevendes-kampioni i botes i garanton Spallettit edhe kthime ne mbrojtje qe senegalezi nuk i ben dot, por Keita ne kete moment ofron me shume ne sulm se sa kroati madje edhe efektin e “sulmuesit pyke” me depertimet e tij ne zone.”

“Tekniku e vlereson shume Keita qe “ka guximin te provoje aftesite e tij kunder cdo kundershtari”, por i frikesohet “pauzave” qe ai ka cdo ndeshje.”

“Gjithesesi, qe pas ndeshjes ndaj Frosinones, tekniku zikalter kishte kuptuar se i kishte dhene me pak minuta loje nga sa ai kishte merituar.”

“Prandaj qe sot e tutje do ta shohim me shume ne fushe Keita dhe me shume mundesi edhe ne Juventus Stadium.”

“Tani jane tre lojtare per dy vende dhe Politano nuk eshte aspak i treti po shikohet ne kete moment si nje titullar me shume se sa lojtar i pankines.”

“Prandaj, Keita eshte rritur shume ne hirarkine e Spallettit dhe me i rrezikuari eshte Perisic: a do te heqe dore Spalletti prej tij ne Juventus Stadium?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.