Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne minutat e fundit Marotta mbylli vetem nje marreveshje: “Pas 11 vitesh nga Interi largohet perfundimisht Longo.”

Inter, ne minutat e fundit Marotta mbylli vetem nje marreveshje: “Pas 11 vitesh nga Interi largohet perfundimisht Longo.”
Inter Club Staff

Inter ne minutat e fundit te merkatos nuk ka shitur asnje lojtar nga skuadra e pare, por ka arritur te mbylle nje marreveshje per nje lojtar qe nuk ka qene asnjehere ne planet e Antonio Contes.

Behet fjale per Samuele Longo, lojtar i njohur nga tifozeria zikalter sepse ka qene nje titullar i Primaveres se Andrea Stramaccionit ne 2012.

Ai ka ardhur tek Interi ne vitin 2009, ku ka filluar rrugetimin e tij me U17 dhe me pas me U19, dhe tek Interi ka qendruar ne pronesi per 11 vite me radhe.

Lojtari ka kaluar ne shume skuadra gjate ketyre viteve duke u huazuar dhe duke pare kontraten e tij te rinovohej disa here nga Interi.

Por pak minuta me pare, me nje komunikate zyrtare te publikuar nga portali zyrtar i Vicenzas, keta te fundit kane zyrtarizuar blerjen e Samuele Longo nga Interi.

Po modaliteti i transferimit? Me titull perfundimtar. Keshtu, lojtari nuk do te rikthehet tek Interi ne fund te sezonit.

“Shoqeria LR Vicenza komunikon se ka blere nga FC Internazionale Milano me titull perfundimtar, paraqitjet sportive te Samuele Longo.”

“Futbollisti qe ka dale nga akademia e Interit ka nenshkruar nje marreveshje deri ne vitin 20 qershor 2023 me Vicenzen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.