Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 1, 2020

Scroll to top

Top

711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne oret e fundit ka pasur nje pergjigje te forte nga klubi per Barcelonen: skenari per Lautaron ka ndryshuar

Inter, ne oret e fundit ka pasur nje pergjigje te forte nga klubi per Barcelonen: skenari per Lautaron ka ndryshuar
Inter Club Staff

Transferimi i Lautaro Martinez tek Barcelona dukej sikur do te behej vertete me lajme dite pas dite. 

Por kjo edhe sepse ne Spanje, cdo dite mediat publikojne faqe te para me foton dhe emrin e Toros.

Por ne oret e fundit nga Interi ka ardhur nje pergjigje e forte. Kete e ka derguar zevendespresidenti i Interit, Javier Zanetti.

Ai ka tentuar qe me fjalet e tij te blindoje lojtarin tek Interi duke u bere keshtu drejtuesi i Interit i vetem qe ka folur per kete ceshtje.

“Nese ajo ndermjet Lautaro Martinez dhe Interit eshte nje martese qe do te zgjase, kete do e tregoje vetem koha. Mbi te gjitha hapja e merkatos.”

“Por di te them qe ka nje bashkekombas qe e blindon ate tek Interi. Fjalet e zevendes-presidentit te Interit, Javier Zanetti, jane thene per te perseritur deshiren dhe vullnetin e klubit per te mbajtur bomberin.”

Fjalet e Zanettit kane qene keto: “Lautaro eshte i lumtur ketu, identifikohet me Interin”. Nje pergjigje kjo per Barcelonen qe ne kete periudhe po i provon pak nga te gjitha.

Kjo mbase edhe sepse po afrohet merkato dita-dites: “Ne kemi besuar tek Lautaro qe diten e pare, prandaj e morem nga Argjentina per nje shifer rekord. E ardhmja e tij eshte vetem zikalter”, ka shpjeguar Zanetti ne nje interviste te gjate per ESPN.

“Eshte nje lojtar qe eshte permiresuar ndjeshem, sidomos vitin e fundit me punen e madhe te Contes me te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.