Inter ne presing ndaj Lotitos: pelqehet Candreva. Ja formula…
Historite e fundit te merkatos kane treguar shpesh per interesimin zikalter ndaj Antonio Candreva.
Roberto Mancini do e mirepriste ne Pinetina qe ne janar po te mos ishte per shifren e kerkuar nga presidenti Claudio Lotito: 28 milione euro, te panegociueshme. Historia, megjithate, do te tregoj edhe kapituj tjere. Kjo sepse Interi do te kthehet pas lojtarit dhe do e bej duke ja kujtuar numrit nje te Lazios qe lojtari i tij se shpejti do te mbush 30 vjec, pika e duhur per t’u sakrifikuar per 20-22 milione. Ne fund te sezonit do te kete edhe nje takim Candreva-Lotito per te diskutuar te ardhmen.
Shifer e larte per Interin qe megjithate do t;i ofronte Lazios nje pagese me rata, te pakten dy rata ose huazim me obligim blerje, nje obligim qe mund te arrihet lehte. Pak a shume si Eder dhe Miranda (huazime dy vjecare). Candreva objektiv eshte e qarte, rruga per te arritur te ai e veshtire por jo e pamundshme.