Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,169 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, në Rome gjithcka (pothuajse) ndryshe. Ja dyshja jo e zakonshme

Inter, në Rome gjithcka (pothuajse) ndryshe. Ja dyshja jo e zakonshme
Rinor Sopaj

Interi i Europa League nuk e ka lënë të kënaqur trajnerin Frank de Boer, i cili në këtë pikë po e mendon revolucionin kundër Romës. Të dielën do të jetë një skuadër pothuajse plotësisht e ndryshme ku mbi të gjitha pritet kthimi i Mirandas, udhëheqësi i vërtetë i mbrojtjes. Kështu shkruan e përditshmja italiane Gazzetta dello Sport:

“Revolucioni i Romës. Interi nesër në Olimpico do të jetë shumë i ndryshëm nga ai që e pamë të enjten. Rikthime me peshë në formacionin titullar, me De Boer i cili shpreson se nuk do të mungojë angazhimi i lojtarëve. Sepse është e vërtetë që në këtë fillim të sezonit jo rrallë herë edhe skuadrat e tjera të mëdha të Evropës, nuk kanë ditur t’i shfrytëzojne rastet kundër skuadrave të vogla. Reparti i cili do të pësojë ndryshime të mëdha është ai i mbrojtjes. Nga ndeshja e fundit do të mbetet vetëm Murillo. Në qendër me të do të jetë, Joao Miranda. Një udhëheqës fjalëpakë i aftë të mbroj dhe të mbuloj zonat me intelegjencë. Tek anësorët – rol ku Nagatomo tashmë duket se është përjashtuar -, D’Ambrosio dhe Miangue do t’i lënë hapësirë dyshes Ansaldi dhe Santon. Një dyshe jo e zakonshme. Në mesfushë kthehet Medel. Një metronom i cili nuk është i bukur ta shohësh, por që peshon sa dy. Në krah të tij pritet të jetë Joao Mario. Me të në fushe, tri fitore në tri ndeshje. Pa të, numrat zikaltër thonë tri humbje dhe dy barazime duke i përfshirë ato kundër Palermos dhe Bolognas. Sot do të vlerësohet më mirë gjendja e tij pas lëndimit që e pësoi para ndeshjes kundër Bolognas, por portugezi dje ka punuar në grup dhe do të duhej të ishte në fushë. Dhe në qoftë se de Boer do të preferonte ta fillonte ndeshjen me të në stol, vëmendje për një rikthim tjetër të shkëlqyeshëm: Brozovic”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.