Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

291 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne rrezik blerja e Kumbulles? Ja skuadra e fundit qe eshte futur ne gare per te!

Inter, ne rrezik blerja e Kumbulles? Ja skuadra e fundit qe eshte futur ne gare per te!
Inter Club Staff

Marash Kumbulla eshte nje nga lojtaret e rinj me te kerkuar te futbollit italian.

Mbrojtesi shqiptar i Verones, i vitlindjes 2000, ne vitin e tij te pare ne Serie A i ka cmendur te gjithe me paraqitjet e tij dhe ka terhequr rreth vetes interesin e klubeve me te medha ne Itali dhe jo vetem.

Por mbi te gjithe, eshte Interi qe e kerkon lojtarin me ngulm dhe qe ka zene nje vend ne radhen e pare.

Por, sipas asaj qe thote Corriere dello Sport, konkurenca nuk mungon aspak dhe nese Interi vendos te prese akoma, mund ta humbase ate.

LEVIZJA E VERONES – “Pas sezonit te pare ne Serie A, ne harkun e pak muajve, vleresimi i kartonit te tij ka kapur shifren e 20-25 milione eurove.”

“Presidenti Setti ka qene i qarte: do te kerkoje te monetizoje sa me shume shitjen e tij dhe prandaj do te jete e veshtire qe ne kete operacion te futen lojtare.”

“Ky ka qene lajmi qe vjen nga Verona: asnje lojtar ne kembim te Kumbulles dhe Interi nuk e ka pritur mire duke qene se Salcedo dhe Dimarco per zikalterit do te ishin celesi i tratatives.”

INTERI NE POLE POSITION – “Interi konsiderohet nga te gjithe si ne pole position per lojtarin qe ndiqet me kujdes nga Borussia Dortmund dhe Chelsea e qe jane gati te hidhen ne aksion.”

“Asgje per te bere per Napolin nderkohe, qe nuk shihet me sy te mire nga Marashi. De Laurentiis dhe Giuntoli kishin mbyllur marreveshjen ne fund te janarit, por lojtari ka shperthyer me Juric dhe ka refuzuar kete operacion.”

NE ORET E FUNDIT ESHTE HEDHUR NE SULM LAZIO – “Nuk eshte folur asnjehere mjaftueshem per interesimin e Lazios, por ky interesim ne oret e fundit eshte bere konkret dhe ekziston.”

“Kumbulla ne Formello do te gjente nje ambjent ideal per te vazhduar rritjen e tij me nje shok si Strakosha dhe me mikun Igli Tare, qe pervec se eshte nje nga Talent Scout me te mire ne Europe, mbetet nje legjende e Kombetares Shqiptare.”

“Prandaj, Interi po rrezikon shume me pritjen per Kumbullen sepse Lazio mund te perdore karten familjare te Tares per te bindur fillimisht familjen e lojtarit dhe me pas ate vete.”

“Marotta eshte nje nga me te apasionuarit tek Interi pas Marash Kumbulles dhe eshte pikerisht ai qe duhet te nxitoje nese nuk deshiron ta humbase ndaj Igli Tares lojtarin e talentuar te Kombetares Shqiptare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.