Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne Spanje po cmenden per Hakimi dhe sulmojne ashper Perez: “Po si dreqin ka mundesi te behet nje…”

Inter, ne Spanje po cmenden per Hakimi dhe sulmojne ashper Perez: “Po si dreqin ka mundesi te behet nje…”
Inter Club Staff

6 gola dhe 5 assist. Keto jane numrat e jashtezakonshem te Achraf Hakimi ne kete faze te pare te sezonit me Interin.

Por pavarsisht disa veshtiresive fillestare qe jane pare edhe ne ndeshjen ndaj Real Madrid, marokeni eshte shnderruar ne nje force te natyres ne krahun e djathte tek Interi.

Kete gje e kane pritur shume pak, duke pare ate qe ndodhi ne fillim, pore dhe diferencen qe Serie A ka me Spanjen dhe Gjermanine.

Por me sa duket, per shitjen e tij, ne Spanje jane cmendur totalisht dhe nuk ja falin Florentino Perez dhe Zinedine Zidane qe kane hequr dore kaq thjeshte nga nje si ai.

“Florentino Perez duke e njohur mire tranjerin e tij, e ka ditur qe Zidane nuk e donte lojtarin te qendronte ne Madrid.”

“Por ai duhet te kishte marre parasysh edhe te ardhmen e Real Madrid, qe nje lojtar si ai nuk e ka ne te djathte dhe te mendonte me shume per te ardhmen e Real Madrid qe shkon pertej cdo tranjeri.”

“Numrat e Hakimi nuk krahasohen me asnje lojtar te mbrojtjes se Real Madrid dhe kjo eshte per te vene duart ne koke.”

“Ai ka shenuar gjashte gola dhe ka dhene pese asiste. Kush nga lojtaret e Real Madrid i ka keto numra? E dhe ne sulm i numeron me gishta.”

“Kesaj radhe, ne distancen e me shume se 20 viteve nga ai transferim i Roberto Carlos, kesaj radhe ka fituar Interi”, pranon hapur e perditshmja spanjolle, Fichajes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.